Site icon Telegrafi

Vetëvritet me armën e gjahut 69-vjeçari në Shijak

Një person është vetëvrarë me armë zjarri në Shijak. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në Lagjen Popullore, Shijak.

Bëhet me dije se shtetasi E. I., 69 vjeç është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, në banesën ku jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version