Riintegrimi i luftëtarëve të kthyer nga luftërat në Siri e Irak por edhe anëtarëve të familjeve të tyre, mbetet një ndër sfidat kryesore jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoni e në vendet e tjera të rajonit. Kjo ka qenë tema e shtjelluar në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu.
Shumica e të kthyerve në Kosovë kanë kaluar nëpër sistemin e drejtësisë, dhjetëra prej tyre janë burgosur, dhe të tjerë janë ende në procedurat gjyqësore, thuhet në raportin e Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në muajin maj të këtij vitit të kaluar.
Kjo pasi që numri i luftëtarëve të huaj nga ky rajon që iu bashkuan fushëbetejave të konfliktit në Siri dhe Irak, shumica gjatë periudhës 2013-2015, llogaritet në rreth 900 individë, mes tyre gra dhe fëmijë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 318 qytetarë të këtij vendi iu bashkuan konfliktit, ndërsa mbi 120 syresh, përfshirë 7 gra, janë kthyer. Në vitin 2015, Qeveria e Kosovës publikoi Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që Shpie në Terrorizëm 2015-2020.
Analiza dhe propozimet parashtruara aty parashikojnë edhe masa që shtrihen jashtë institucioneve të zbatimit të ligjit, përfshi edukatën fetare dhe masa të vetëdijesimit nga një sërë akterë.
Megjithatë, kaluan edhe dy vjet të tjerë, deri kur programet e para të deradikalizimit për luftëtarët e kthyer në burgjet e Kosovës filluan të zbatohen me mbështetjen e imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lulzim Fushtica, koordinator nacional në Qeverinë e Kosovës, për Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit thotë se hapat e ndërmarra janë konkrete.
“Qeveria e Kosovës siç jeni në dijeni në vitin 2015 hartoi dhe miratoi strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm radikalizmin që shpie në terrorizëm, pra për vitet 2015-2020. Në kuadër të kësaj strategjie janë të parapara aktivitete specifike. Si hapa konkretë që Qeveria e Kosovës i ka marrë në kuadër të strategjisë dhe veprimeve të saja kanë qenë është edhe krijimi i divizionit për parandalim dhe riintegrim që është në kuadër të MBP-së, që për qëllim ka riintegrimin e këtyre personave pas përfundimit të procesit të dënimit që vuajnë në kuadër të shërbimit korrektues, po ashtu Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me qeverinë e ShBA-ve ka filluar program specifik për ndërtimin e kapaciteteve të shërbimit korrektues në qasjen e riintegrimit dhe deradikalizimit të këtyre burgosurve që janë duke vuajtur dënimin në institucionet e shërbimit korrektues”, tha Fushtica në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.
Sipas tij viteve të fundit nuk ka pasur qytetarë të Kosovës që iu kanë bashkuar këtyre luftërave.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë pjesë e të gjitha iniciativave si rajonale dhe globale në luftë kundër terrorizmit dhe është e përkushtuar të jetë pjesë e koalicionit anti-ISIS në mbrojtjen e vlerave demokratike që i përfaqësojnë shtetet perëndimore”, ka thënë Fushtica, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Skender Perteshi, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) vlerëson se nuk është bërë mjaftueshëm në proceset e deradikalizimit dhe riinetegrimit në Kosovë.
Skender Perteshi
Perteshi thotë se puna nuk është kufizuar vetëm në burgje, por është punuar edhe me parandalimin.
“Te rastet e parandalimit kryesisht është punuar me komunitetin, është punuar me të rinjtë, me shkollat, me nivelin lokal rreth pasojave, kërcënimeve që ka shteti i Kosovës, që ka familja, që kanë individët”.
“Besoj fuqishëm që strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, te çështja e parandalimit si objektivë që është në kuadër të strategjisë është zbatuar me sukses”, thekson ai, duke shtuar se në parandalim strategjia e Kosovës ka gjetur zbatim, por te riintegrimi ka çaluar.
Perteshi mendon se programi i riintegrtimit mundet me pas sukses në Kosovë nëse ka seriozitet e koordinim të institucioneve relevante.
“Nëse ka vullnet politik e program gjithëpërfshirës të institucioneve… mundet me qenë i suksesshëm”, tha Perteshi, në emisionin Përballje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker