Veshja skandaloze i kushtoi ukrainases me largim prej punës - "Kam menduar se mund të vesh çka të dua në punë"

Christina Tyshkun, këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Ukrainës dhe bashkëpunëtore e ngushtë e zëvendësministrit Igor Garbaruk, shkaktoi një skandal të vërtetë kur u shfaq me dekolte të thellë në festën e kryebashkiakut të Lviv Sadov, Andriy Ivanovich.
Veshja i kushtoi asaj me largim nga puna ndërsa publiku ukrainas u interesua më shumë për profilin ekstravagant të Christinës në Instagram.
Në foton e diskutueshme ajo pozon me zëvendësministrin, kryebashkiakun dhe zyrtarë të tjerë.
Ajo është shkarkuar pas publikimit të fotos, por ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë vendim. Ministria bën të ditur se ai është shkarkuar me kërkesën e saj.
Cristina ka publikuar foton në llogarinë e saj në Instagram, e cila shumë shpejt mori komente fyese dhe disa nga përdoruesit pyesnin veten nëse këshilltarja kishte veshur diçka poshtë fustanit.
"A duhet të zgjidhni rroba për këshillin e qytetit?" “Mendova se të gjithë vishen si të duan, me ato që ndihen rehat”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ajo ka lindur në vitin 1994 në Lviv. Profili i saj në Facebook thotë se ajo ka një diplomë master në Drejtësi nga Universiteti Kombëtar Ivan Franko në Lviv. Aktualisht jeton në Kiev. /Telegrafi/






















































