Veseli me të rinjtë e PDK-së rregullojnë parkun në Drenas dhe dhurojnë libra në Skënderaj (Foto)

13:"Petrit Prenaj
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka nisë ditën në Drenas, duke ndihmuar të rinjtë e PDK-së në rregullimin e një parku në qytet. Pas kësaj, ai ka lëvizur për në Skenderaj, për të mbledhur libra për bibliotekën e qytetit.
“Një e diele pune dhe relaksi me Rininë Demokratike të Kosovës (RDK) në Parkun e qytetit në Drenas dhe në Skënderaj, ku ata po mbledhin libra për bibliotekën e qytetit. Në kuadër të organizimit të tyre të quajtur “Ne e duam Kosovën”, të rinjtë e RDK-së po zhvillojnë aktivitete të shumta në 31 komuna; po i pastrojnë parqet, po mbjellin lule, po mbledhin libra, duke dhënë shembull të angazhimit qytetar me interes shoqëror. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në një postim për këto ngjarje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































