Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpalosur vizionin e tij për Kosovën në Dekadën e Re, duke theksuar se pas zgjedhjeve të ardhshme, PDK do të udhëheqë me Qeverinë dhe do ta ketë një qeveri krejt ndryshe, më të vogël dhe në interes të gjithë qytetarëve pa dallime.
Deri në udhëheqjen e Qeverisë së re, ai ka paralajmëruar shumë reforma brenda partisë dhe brenda shtetit, duke i ftuar të gjithë qytetarët që ta mbështesin në reformat që ka nisur.
“Ne përmbyllëm dje procesin zgjedhor, ndërsa prej sot do ta hapim një etapë të re. Partia Demokratike është dhe do të jetë partia më e fuqishme në Kosovë. Por, prisni pak. Sepse, le ta pranojmë, ky proces i reformave, në PDK dhe në krejt Kosovën, nuk do të jetë i lehtë, do të marrë kohë dhe mua më duhet mbështetja juaj e vazhdueshme që t’ia dalim. E di se dikush mund të ketë dyshime nëse do ta bëjmë këtë. Më lejoni t’ju them, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë brenda një dite”, tha Veseli.
Ai ka theksuar se vendin po e presin vendime të rëndësishme dhe reforma të mëdha, sepse siç tha ai, nuk ka opsion tjetër.
“Këtë e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë ngopur me fjalë dhe janë të etur për veprime.
Prandaj, shumë shpejt, ju do të shihni ndryshime të mëdha dhe hapa të rëndësishëm. Do ta çojmë partinë drejt një etape të re. Gjithmonë, kur kam para vetes vendime të rënda, vështirësi, më kujtohen ditët e mia në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Asokohe, ishim pak veta kundër një ushtrie të madhe. Shpesh, nuk na besonte pothuajse askush, madje as të afërmit, se do të mund t’ia dilnim dhe se do të mund te fitonim. Por, ne e dinim se nuk kishim opsion tjetër përveç se të vepronim. Vetëm nëse do të vepronim, vetëm nëse do të merrnim vendime, vetëm nëse do ta kishim guximin që duhej, do ta çlironim Kosovën”, tha Veseli.
Ai shtoi se edhe sot, nuk ka tjetër opsion përveç se të veprojë.
“Ne duhet të veprojmë drejt dhe mirë për Kosovën. Me angazhimin tuaj dhe me ndihmën e qytetarëve tanë të mrekullueshëm, në zgjedhjet e ardhshme ne do ta kemi pushtetin e nevojshëm dhe do ta udhëheqim Qeverinë. Atëherë do të jemi në gjendje ta zbatojmë vizionin tonë të plotë, edhe më mirë, për Dekadën e Re”, tha kreu i PDK-së.
Ai tha se në vizionin e qeverisjes së re të udhëhequr nga ai, Kosova do të ketë shanse të barabarta për të gjithë qytetarët e saj dhe të rinjtë do të rrinë dhe do të gjejnë punë në Kosovë.
“Një Kosovë me ekonomi të fuqishme dhe stabile, që shfrytëzon përparësitë konkurruese përmes resurseve të veta njerëzore natyrore, që hap vende të reja pune, që tërheq investitorë të huaj.
Një ekonomi që do t’ia bëjë të lehtë secilit ta hapë një biznes, të ketë sukses dhe t’i përmbushë ëndrrat që ka. Një ekonomi që nuk varet vetëm nga ndihma e Qeverisë, por varet nga konkurrenca dhe idetë kreative. Sepse, të rinjtë janë motori i vërtetë i ekonomisë kosovare”, tha ai.
Veseli tha se Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ai, do të jetë Qeveri e vogël, që u siguron qytetarëve mundësi të mëdha.
“Më pak pushtet për Qeverinë. Më shumë pushtet për qytetarët. Po flas për një ekonomi të lirë të tregut, të bazuar në ndërmarrësi, konkurrencë dhe sundim të ligjit. Por, për ta arritur këtë, ka një kusht: ta luftojmë korrupsionin dhe ta forcojmë sundimin e ligjit. Sepse, kudo që ka korrupsion dhe nepotizëm, nuk ka shanse të barabarta, nuk ka konkurrencë të drejtë. E shanset e barabarta dhe konkurrenca fer janë themeli i një ekonomie të suksesshme dhe i një shoqërie moderne.
Ky është misioni ynë në Dekadën e Re. Ne do ta bëjmë këtë”, tha Veseli në Konventën Festive të PDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?