LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Llap: Askush nuk mund ta ndalë perspektivën e vendit tonë

Veseli në Llap: Askush nuk mund ta ndalë perspektivën e vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Podujevë, ku potencoi suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë, si dhe Konventën e 9-të zgjedhore, ku u manifestua unitet i fuqishëm dhe përcaktim për Dekadën e Re.

“Zgjedhjet në nivel të degës si dhe Konventa zgjedhore, janë provë për anëtarët, strukturat si dhe vizionin e partisë tonë. Me këtë proces, u rikonfirmua shembulli i funksionimit të demokracisë dhe organizimit demokratik në partinë më të madhe në vend ku morën pjesë në zgjedhje me dhjetëra mijëra qytetarë. Ne kemi dëshmuar dhjetëra herë deri sot se jemi model i zhvillimit të brendshëm partiak me zgjedhje të brendshme por edhe model i punës për institucionet qendrore dhe lokale, ku ne kemi pasur përgjegjësi. Sepse, ne duam më të mirën për qytetarët tanë, ne duam më të mirën për shtetin tonë. Kjo do punë dhe sakrificë, ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër. PDK ishte dhe mbetet emblemë e zhvillimit të demokracisë ndër ne, vlerë e njerëzve që bartin përgjegjësi dhe marrin obligime”, tha Veseli, duke shtuar se sot, rinia e Llapit, ka adresë për çështjet e veta jetike.

Ai ka ritheksuar se PDK ashtu si deri sot, edhe më tej, do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit.


Kreu i PDK-së tha se reformat në partinë më të madhe në vend do të vazhdojnë për ta fuqizuar vizionin dhe për ta zhvilluar vendin.

“Duke ecur përpara, ne nuk do të harrojmë për të ndëshkuar aktet e gjenocidit të kryer në vendin tonë nga regjimi kriminal serb, para 20 vitesh, e gjithë kjo, jo për hakmarrje, por për të ndërtuar fqinjësinë e mirë, duke u vënë drejtësia në vend për çdo krim, ndaj qytetarëve tanë të paarmatosur”, tha Veseli, duke shtuar se rrugën euro-atlantike të Kosovës nuk mund ta ndal askush, ashtu siç nuk mund të ndalet zhvillimi i vendit tonë dhe perspektiva e çdo qytetari pa dallim.

Kryetari Veseli potencoi po ashtu se Dekada e Re, si platformë, është gjithëpërfshirëse, me vizion të qartë për rininë dhe perspektivën e secilit qytetar, duke mos përjashtuar profesionin dhe mundësinë e secilit qytetar të vendit.

Kryetari i degës së PDK-së, në Podujevë, Naim Fetahu e vlerësoi procesin zgjedhor si dhe përkushtimin e anëtarësisë së gjerë dhe udhëheqësit lokal të degës, për zbatimin e platformës Dekada e Re.

Kjo platformë, theksoi ai, si vizion i të sotmes dhe të ardhmes së qytetarëve të Llapit dhe më gjerë, prioritet ka vënë zhvillimin ekonomik, inovacionin, ndërmarrësinë si dhe integrimin euro-atlantik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori