Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend dhe rajon, me theks të veçantë, për hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Veseli falënderoi Mangin dhe nëpërmjet saj shtetin francez, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fushat dhe proceset.
Veseli theksoi se Franca e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe përkrahja e Parisit zyrtar në fazën finale të liberalizimit të vizave është shumë me rëndësi, por po ashtu i kërkoi edhe mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe për këtë ka marrë vlerësimin e nevojshëm si nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe nga Parlamenti Evropian. Tani presim një veprim të qartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të reformave në agjendën evropiane. Adresa e Kosovës është Bashkimi Evropian dhe NATO dhe ne do ta ndjekim këtë rrugëtim”, tha Veseli.
Nga ana tjetër, siç thuhet në njoftimin për media zyrtarja e lartë franceze, Florence Mangin, theksoi se do ta përkrahin rrugëtimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në Interpol si dhe do të angazhohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk