LAJMI I FUNDIT:

Vendim Thaqi: Mësimdhënia dhe muzika dy dashuritë dhe të arriturat më të mëdha

Vendim Thaqi: Mësimdhënia dhe muzika dy dashuritë dhe të arriturat më të mëdha

Edhe pse njëra ndër sfidat më të vështira për kitaristin shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër Vendim Thaqin, ishte angazhimi dhe dëshira e madhe në profesionin e muzikës klasike, prapë se prapë ai mendoj se pas shumë vështirësive, ka gjetur rrugën e suksesit në punën e tij si pedagog i muzikës/kitarës. Vendimi, shpesh herë mësimdhënien dhe muzikën i quan dy dashuritë e tij të jetës, pasi që i konsideron si dy të arriturat e tij më të mëdha.

Meqë konsiderohet njëri ndër shqiptarët e rrallë që veçohet për punën dhe  suksesin e tij jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë shtete tjera, ai e konsideron fat të madh se ne vendin ky jeton dhe punon, ka shoqëri nga shumë vende të ndryshme të shqiptarisë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në një intervistë për Telegrafin, ai thekson se personalisht për të është një privilegj shumë i madh, që  mund të punoj në këtë drejtim, dhe është shumë me fat që ka takuar dashamirës që e kanë drejtuar gjatë studimeve; siç është ish-profesori i tij Hans-Werner Huppertz, i cili ja japi dyert për të shkelur në tokën e premtuar në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ai ka përfunduar studimet në Koln/ Aachen për Gitare Klasike dhe Tanz(Vallzim) me rezultate të shkëlqyeshme, ka ligjëruar në SHBA, si i ftuar i“Young Artist in Rezidence“, ku ka përformuar në „Salisbury University (Mariland/USA“. Po ashtu Vendimi ndjekë studimin e dytë Master për Pedagog të muzikës në Universitetin e Zurich-ut (ZhDK), dhe ligjëroni në Zurich dhe Luzern,në shkollën e muzikës.

Megjithatë, ai mendon se me punë, përkushtim, dhe me sjelljet që bëjmë në përditshmëri, gjithkush është një Ambasador për vendlindjen e tij, apo vendin e origjinës, duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe traditën tonë.

Telegrafi: Z. Thaqi, jeni njëri ndër shqiptarët e rrallë që veçoheni për punën tuaj dhe suksesin në jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë shtete tjera. Megjithatë, gjatë rrugëtimit tuaj keni patur shumë sfida e vështirësi që nga fillimi e deri të suksesi i juaj. Sa ka qenë i vështirë, ky rrugëtim?

Vendim Thaqi: Besoj, se si për shumë shqiptar në mërgim, edhe unë kam pas probleme me dokumentet dhe justifikimin e qëndrimit jashtë Kosovës pas luftës. Një nga sfidat ishte të angazhohem më shumë në profesionin e muzikës klasike, sepse nuk kemi pas ndonjë lidhje me familjen tonë në këtë profesion, dhe çdo hap që e kam bërë, ishte i ri për mua, pasi që nuk kam pas asnjë të afërm me të cilin kam mund të këshillohesha, sa i përket profesionit tim.

Telegrafi: Kush ju ka ndihmuar deri të ky sukses, dhe a keni menduar ndonjëherë se më punën dhe angazhimin tuaj, do të arrini majat e suksesit jo vetëm në Evropë, por edhe në botë?

Vendim Thaqi: Tani nuk e di se cilat janë “majat e suksesit”, se nuk më duket që bëjë diçka shumë të jashtëzakonshme, pasi që kam kolegë që luajnë në sallat më të mëdha të botës, ose janë profesorë të njohur për lëmin time.

Por, prapë se prapë mendoj se e kam gjet punën time si pedagog i muzikës/kitarës, sepse i kombinoj dy dashuritë e mija: mësimdhënien dhe muzikën. Për fatin tim, ishte një evoluim që erdhi komplet i natyrshëm, se kam dhënë mësim pas një kohe të shkurtër, pasi që kam filluar të luaj me kitarë.

Dhe në këtë pikë më kanë përkrahur prindërit maksimalisht. Edhe pas përfundimit të studimeve, prindërit më treguan se kanë pas frikë/dyshime, se a mund të jetoj si muzikant, por prapë nuk më kanë ndalë, ose nuk më kanë dhënë ndjenjën që po gaboj, por më lejuan të zhvillohem si person dhe muzikant.

Telegrafi: Keni përfunduar studimet në Koln/ Aachen për Gitare Klasike dhe Tanz(Vallzim) me rezultate të shkëlqyeshme, keni ligjëruar në SHBA, si i ftuar si“Young Artist in Rezidence“,ku keni përformuar në „Salisbury University (Mariland/USA“, po ashtu tani ndiqni  studimin e dytë Master  për Pedagog të muzikës në Universitetin e Zurich-ut (ZhDK), dhe ligjëroni në Zurich dhe Luzern,në shkollën e muzikës. Çka do të thotë kjo për ju, dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi?

Vendim Thaqi: Për mua personalisht është një privilegj shumë i madh, që  mund të punoj në këtë drejtim, dhe jam shumë me fat që kam takuar dashamirës që më kanë drejtuar gjatë studimeve; si ish-profesori im Hans-Werner Huppertz, i cili e beri kontaktin për të shkuar në SHBA, dhe me të cilin kemi bërë një kurs për nxënësit e shkollës së muzikës në Mitrovicë, në 2017-të.

Nuk e di, a e kam atë impaktin e madh si për shembull Pop-Stars tonë (Dua Lipa, Rita Ora etj), që bëjnë reklamë për shqiptarinë; por çka mund të bëjë unë është, të ndërroj pak imazhin/pamjen e shqiptarëve për gjermanet/belget/zviceranët, sepse lë pozitivitet ndoshta më shumë të nxënësit dhe prindërit e tyre si pedagog, dhe ndoshta rrëzoj disa paragjykime/klishe, që kanë për ne.

Telegrafi: Me punën dhe përkushtimin tuaj, mundë të themi se jeni ambasador i Kosovës, në vendin ku jetoni dhe punoni, na shpjegoni pak ndenjën e një shqiptari nga Kosova, dhe që njëkohësisht  jeni person i suksesshëm në profesionin tuaj të kulturës dhe artit?

Vendim Thaqi: Mendoj se gjithkush është një Ambasador për vendlindjen e tij, apo vendin e origjinës, me sjelljet që i bënë në përditshmëri. Aty për mua janë disa pika si mbrojtja e gjuhës dhe kulturës tonë, që për mua do të thotë me i marrë gjërat e mira që i kemi dhe me u larguar nga konservimi i traditave mesjetare, (p.sh. në disa raste patriarkia e sëmurë), po ashtu është më rëndësi të mësojmë nga kulturat tjera, me cilët ballafaqohemi në vendet ku jetojmë jashtë shqiptarisë, por edhe aty nuk duhet të ndjekim çdo trend, por t’i peshojmë të mirat e secilës kulturë dhe t’i përvetësojmë.

Telegrafi: Sa keni arritur të ndryshoni performacën e Kulturës tradicionale shqiptare, pra mijëra vjeçare, të popullit tone në botë?

Mendim Thaqi: Mendoj se kultura, gjuha, traditat janë diçka që ndodhen non-stop në lëvizje dhe ndryshojnë me kohën, vendin dhe pjesëmarrësit e tyre. Unë për vetën time, mundohem të mësoj edhe më shumë për kulturën tonë, sepse është e pasur me gjithë rajonet, dhe dallimet që kemi, edhe pse jemi një popull i vogël në krahasim me shumë popuj tjerë.

Për fatin tim, kam shoqëri nga shumë vende të ndryshme të shqiptarisë (vetëm ne ZHdK, jemi një grusht shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) dhe besoj se mësojmë nga njëri tjetri.

Si performues mendoj se është interesant t’i përfshijë rrymat e ndryshme të muzikës (sepse vijë edhe nga muzika rock), dhe t’i kombinojë me personalitetin që kam. Në fund, kur shkruaj muzikë, bëhet një mix i veçantë, ku secili prej tij është i rëndësisë së vet.

Telegrafi: A keni marrë ndonjë ftesë nga institucionet e Kosovës për ndonjë  bashkëpunim të  mundshëm, dhe a jeni i/e gatshëm të ktheheni dhe të kontribuoni në Kosovë?

Vendim Thaqi: Kam luajtur në Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës, që ishte një konkurs fantastik i zhvilluar nga prof. Admir Doci ( profesor i kitarës në Tiranë, jeton tani në Torino të Italisë, dhe punon gjithashtu në Zvicër); dhe jam ftuar disa here në Vihuela Guitar Fest (që mbahet këtë vit nga data 06.-07. nëntor!) nga Naser Dula, që është edhe drejtor i shkollës së muzikës “VIHUELA”, në Prishtinë.

Këto janë mundësitë e mija se si mund të kontribuoj pak në vendin tonë. Të ndihmoj në institucionet tona, momentalisht është pak e vështirë, sepse kam përshtypjen se idetë e reja nuk janë të mirëseardhura.

Telegrafi: Cilat janë projektet tuaja aktuale, dhe ato që  keni në agjendën tuaj të  punës?

Vendim Thaqi: Për momentin po i informojë nxënësit e mi, në një nivel më të lartë për të marrë pjesë në konkurse të kitarës. Personalisht, po vazhdoj të shkruaj këngë për Rockbandin që e kam në Belgjikë/Gjermani, dhe do bëjmë një regjistrim vitin tjetër.

Ndërkohë, po vazhdoj me duon me kitaristin Arben Hoxha, dhe disa projekte tjera kamertale (duo kitare&flaute, kitare&piano); dhe do përfundoj Masterin pedagogjik në Zürich. Pastaj, mendoj të vazhdoj studimet akademike, prapë në Zvicër.

Telegrafi: Cili është mesazhi juaj për të rinjtë të Kosovës, të cilët synojnë suksesin?

Vendim Thaqi: Për mua suksesi profesional është i lidhur shpesh me shoqërinë që kam bërë. Jam munduar të bëjë shoqëri të mirë, të ndihmoj kur kam pas mundësi, sepse zakonisht me të mirat që kam bërë më është kthyer ndera. Kur ka pas projekte, asnjëherë nuk kam thane “jo”, edhe pse nuk ishte gjithmonë e lehtë ose në favorin tim, por nga ajo ka dal diçka e mirë.

Në kohën e sotme është më rëndësi me qenë mendje-hapur, t’i lejojmë njerëzit të jetojnë siç donë vet, dhe të mundohemi ta përmirësojmë rrethin ku jetojmë. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori