Site icon Telegrafi

Vendi i shenjtë i shqiptarëve, i lënë në harresë: Frashëri po shuhet! (Video)

Fshati Frashëri për herë të parë përmendet në regjistrin osman, në vitin 1431-1432, si vendbanim i vogël me 12 shtëpi. Në mesin e shekullit XIX numërohen 150 shtëpi, ndërsa në fillimet e shekullit XX-të shënohen 550. Ky fshat u bë vatër atdhetare, me vëllezërit Frashëri, të cilët e konsideronin këtë vend për të shenjtë.

Frashëri dikur ka qenë një qendër e rëndësishme ku lindën vëllezërit Frashëri. Sot është në kufijtë e mbijetesës, apo më mirë të thuhet: po shuhet!

Si po shuhet Frashëri? Çfarë ka mbetur pas dhe përse askush nuk do t’ia dijë më për këtë vend? Si humbi Frashëri shkëlqimin e dikurshëm dhe cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas?

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e Marin Memës, për një vend të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve. /Top Channel/

Exit mobile version