Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka qëndruar sot në Podujevë, ku është pritur nga qindra simpatizantë të kësaj partie.
Në tubimin që është mbajtur në ambientet e Shkollës Fillore “Ibrahim Rugova”, nënkryetari i parë i LDK-së dhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevës, Agim Veliu, i ka uruar mirëseardhje kandidates për kryeministre,Vjosa Osmani.
Me këtë rast Veliu tha se Dega e LDK-së në Podujevë, edhe këtë herë është mobilizuar fuqishëm që ta rris votën për LDK-në, për kandidaten tonë për kryeministre dhe kandidatët e degës për deputetë.
“Nominimi i Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, shënon një momentum të rëndësishëm politik si për LDK-në ashtu edhe për Kosovën”, tha Veliu.
Ai më tej tha se “LDK garon me një kandidate femër, të mirë përgatitur dhe me përkrahje të gjerë partiake dhe qytetare”.
“Strukturat e LDK-së në Llap janë të angazhuara fuqishëm në secilën pjesë të komunës së Podujevës për të arritur fitoren e madhe”, tha ai, duke shtuar se “fryma e fitores ka arritur kudo”.
“Në fitoren e madhe të LDK-së sot besojnë të gjithë, të rinj e të reja, burra dhe gra. Besojnë edhe ata që kishin humbur shpresën, të dëshpëruar skajshmërisht nga qeverisja abuzive e korruptive e PAN-it… Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK-ja, do t’ia kthejë shpresën qytetarëve të vendit për një shtet normal, ndërsa Llapin e diskriminuar skajshmërisht nga ata që udhëhoqën vendin në dy vitet e fundit, do ta kthejë në një zonë të investimeve dhe projekteve zhvillimore”, tha Veliu.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, duke falënderuar kryetarin Veliu dhe anëtarësinë e LDK-së, për pritjen e organizuar, tha se është e nderuar që gjendet në Llap, i cili gjithmonë ia ka kthyer shpresën Kosovës.
Ajo tha se ndjehet e lumtur që gjendet në Llapin ku i ka rrënjët familja e saj në Llap, kurse Llapi asnjëherë nuk ia ka kthyer shpinën rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.
“Llapjanët nuk ia kthyen kurrë rrugës së drejtë që e çon Kosovën përpara. E, ajo është, siç e tha edhe kryetari Veliu, rruga e Ibrahim Rugovës. Llapi ia ka kthyer shpresën Kosovës edhe në kohërat më të vështira. Në Llap i ka rrënjët edhe familje ime, jo vetëm rrënjët por edhe krahët. Llapi nuk ia ka kthyer shpinën kurrë rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës. Ishit ju llapjanët që i ndezët kushtrimin e mobilizimit të Ibrahim Rugovës.”
Ajo shtoi se as në kohërat më të brishta fitoren e LDK-së nuk ka mundur të rrezikojë askush, madje edhe kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova ishte i rrezikuar.
“Edhe në kohërat më të brishta askush nuk ka mundur ta ndal fitorën e LDK-së. Asnjëri nga ne nuk kemi harruar në çfarë gjendja ishim në atë kohë dhe nga kush rrezikohej Kosova. Por askush se kishte imagjinuar se Rugova pas kthimit të tij nga Italia kishte zgjedhur të vizitonte Llapin. Ai kishte shkuar për të nderuar Bradashin e Enver Malokut, Podujevën e Xhemajl Mustafës, Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut.”
Osmani, në fjalimin i bëri thirrje elektoratit të Lidhjes Demokratike të ndezin kushtrimit për fitorën e shtetit ligjor, duke shtuar se ky ishte amanet i presidentit Rugova.
“Pra, ju të gjithë të ndezni kushtrimit për fitoren e shtetit ligjor, ku të rinjtë e të rejat e gjejnë vetën dhe nuk turpërohen nga liderët e vet”.
Ajo e ka quajtur Llapin kalanë më të pamposhtur që ka pasur LDK.
“Kjo kala e pamposhtur, duhet t’i japë jehonën e fitores gjithë Kosovës”, tha Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania