Në zemër të qytetit të Gjilanit, dyqani “Vega” nuk është thjesht një vend ku qepen rrobat, por është një vend ku trashëgimia kulturore dhe tradita shqiptare marrin jetë.
Pronare e këtij dyqani është zonja Sanije Selimi, e cila prej gati dy dekadash merret me krijimin e veshjeve kombëtare.
Emri “Vega” mban një histori të veçantë pas vetes. Zonja Sanije e krijoi këtë emër duke u bazuar në inicialet e fëmijëve të saj.
Ajo tregon për Telegrafin se e bëri këtë zgjidhje për të mos veçuar asnjërin prej tyre, as vajzat nga djali, por as djalin nga vajzat, duke i përfshirë kështu të gjithë në formë unike dhe domethënëse për të.
Hapat e parë për rrobaqepësi Sanija tregon se i ka marrë nga nëna e saj.
“Qysh kepet me gjilpan e kam mësu prej nënës teme,” tha zonja Selimi.
Në vitin 1991 ajo ka përfunduar një kurs të rrobaqepësisë, duke pauzuar kështu prej këtij viti deri në vitin 2004, ku edhe pikërisht në këtë periudhë ka filluar punën e saj për të mos u ndalur deri në ditët e sotme.
Ajo e kujton me nostalgji veshjen e saj të parë kombëtare, ku tregon se me fustanin e nusërisë së shoqes së saj ka arritur të përfundojë veshjen e saj të parë kombëtare për një vajzë të klasës së parë të shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, dhe prej aty ka pasur pastaj edhe kërkesa nga shkollat e tjera në qytet si “Musa Azajmi” e “Thimi Mitko”.
Sa i përket materialit, ngjyrës dhe simboleve, Sanija thotë “materiali është qoi, qoi ngjyrë qumështi, të bardhë, të kaftë, të zezë, kadifja e kuqe e zezë, dhe shqiponja nuk duhet me u anashkaluar; simbol kryesor është ajo që e bën veshjen shumë të bukur për klientin, që ai të ndahet i kënaqur.”
Gjinia e cila i kërkon më shumë këto veshje është ajo e grave, kurse sa i përket moshës, ajo tregon se fillon nga të porsalindurit e deri tek më të moshuarit.
Këto veshje kërkohen për raste të ndryshme si festa e Abetares, 28 Nëntori, 17 Shkurti, por edhe nëpër dasma, synetia dhe kanagjegje.
Sanija tregon se raporti i saj me klientët ka shumë domethënie për të dhe se i kushton rëndësi çdo kërkese që klientët kanë për çdo detaj të veshjes që ajo punon për ta.
“Momentin që vjen ai në derën time e kërkon një veshje, unë e kam qef shumë që ai të dalë i kënaqur,” thotë Sanija.
Sanije Selimi është edhe anëtare e organizatës “Gruaja Hyjnore” në Gjilan, ku tregon se kjo organizatë ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për të në zgjerimin e punës së saj.
Kjo për faktin se përmes kësaj organizate Sanija ka arritur që të marrë pjesë në shumë panaire, ku është takuar me gra nga vendet e tjera, nga Kosova e Shqipëria, ku kanë shkëmbyer mendime e përvojat e tyre rreth punës që ato bëjnë.
Ajo thekson se jo çdo herë në panaire është ndarë e kënaqur nga puna dhe organizimi.
Në vitin 2022 tregon se ka qenë pjesë e një panairi në Gjilan, ku për shkak të kushteve atmosferike i janë dëmtuar veshjet dhe se nuk ka marrë kompensim nga organizatorët asnjëherë për dëmin që i është shkaktuar biznesit të saj.
Sanija tregon për rënien e interesimit për blerjen dhe ruajtjen e veshjeve kombëtare si dhe traditës.
Ajo tregon se nga viti 2004 e deri tash dëshira për t’i blerë këto veshje është shuar vit pas viti.
“Jo, ka rënë shumë. përpara kemi pasur klientë të zjarrtë, e tash jo,” ka thënë ajo shkruan Telegrafi.
Gjithashtu, sfidë për të vazhdon të mbetet edhe mungesa e mjeteve të reja të punës, gjë që ajo thotë se kjo pastaj i ndikon në kohën që i merr krijimi i një veshje kombëtare për klientët e saj.
“Merr kohë kur unë nuk e kam edhe teknologjinë e re, tash qysh është, unë punoj akoma me teknikë të vjetër dhe merr ajo kohë”, tregon ajo.
Por, përkundër kësaj, ajo thekson se ka në plan të zgjerojë krijimtarinë e saj në të ardhmen, duke angazhuar punëtore e nxënëse, si dhe shpreh dëshirën që puna që bën ajo dhe koleget e saj të mos përfundojë me kaq dhe të mos shuhet tradita e veshjeve tona kombëtare.
“Nuk po kam qef unë me vdekë; kjo punë s’po du me u shu, tradita po du me vazhdu”, shtoi ajo.
Veshjet kombëtare mbeten një simbol i fuqishëm i identitetit dhe trashëgimisë kombëtare, duke shërbyer kështu si një pasqyrë e historisë dhe traditave tona si komb; andaj ruajtja e tyre është jetike për identitetin e një populli. /ArdianaJashari/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

50 persona të akuzuar brenda një jave nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Komuna e Gjilanit me mbështetje financiare – shpall thirrje për subvencionimin e bizneseve Start-up dhe atyre të grave

Komuna e Vitisë hap thirrje publike për mbështetje financiare të OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Thyhen xhamat e trenit të sapo riparuar, reagon “Trainkos”

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani