Katër pacientë në një spital të Bukureshtit në Rumani kanë vdekur si pasojë e zjarrit që u shkaktua të premten.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19, u evakuuan rreth 102 persona të tjerë.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në një nga ndërtesat e spitalit Matei Bals. Katër dhoma u prekën si pasojë e këtij incidenti, i cili po hetohet edhe nga prokurorët.
Ndërtesa e këtij spitali ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht.
Hospital fire kills four Covid-19 patients in Romania https://t.co/cQufDwuvh1 #vanguardnews pic.twitter.com/Yf6uESZxLO
— Vanguard Newspapers (@vanguardngrnews) January 29, 2021
Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për pacientët e infektuar me COVID-19.
Pacientët e evakuuar kishin infeksione mesatare dhe disa infeksione të rënda ku shumica prej tyre ishin në oksigjeno-terapi.
Rreth 44 prej tyre janë dërguar në spitale të tjera të COVID-19 anembanë Bukureshtit, dhe pacientët e mbetur u rivendosën në ndërtesa të tjera në Matei Bals. /Telegrafi/