Site icon Telegrafi

Vazhdon rritja vendeve të reja të punës në ‘Telegrafi Jobs’, aktualisht janë mbi 650 pozita të lira

Telegrafi Jobs” si platforma më e popullarizuar në tregun e punës në Kosovës, vazhdon të rritet me numrin e pozitave të punës.

Punëkërkuesit mund ta hapin një llogari në “Telegrafi Jobs” dhe të aplikojnë në këto pozita.

Edhe bizneset që kërkojnë punëtorë, gjithashtu mund të hapin llogaritë e tyre në “Telegrafi Jobs” që t’i publikojnë pozitat e lira.

Aktualisht në këtë platformë janë aktive 179 konkurse nga kompani të ndryshme, përmes së cilave kërkohen 669 punëtorë të rinj.

Ndër pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë për administratë, call center, teknologji informative, sigurime, marketing e reklamim, shitje dhe menaxhment.

Po ashtu, konkurset mund t’i gjeni edhe në faqen e “Telegrafi Jobs” në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version