Prej më shumë se 4 orësh po vijon të zhvillohet në rezidencën në Dajt mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat, ku pritet të kryhet një analizë shteruese e punës së qeverisë në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi duke iu referuar burimeve nga mbledhja hodhi poshtë gjatë raportimit për “Ditarin” mundësinë e ndryshimeve surprizë në kabinetin qeveritar gjatë kësaj mbledhje.
Sipas saj mbledhja do të shërbejë për të kuptuar nëse do të ketë ndryshime në radhët e drejtuesve politikë të qarqeve, të cilat mund të njoftohen nga Rama në 8 shtator, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
“Kjo mbledhje deri më tani sipas burimeve të A2 CNN nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi sa i përket kabinetit qeveritar të zotit Rama dhe nuk është ky formati ku kryeministri bën ndryshimet. Por mund të jetë një pikënisje për të kuptuar drejtuesit politikë, të cilët kanë edhe poste ministrash. Ata do të mësojnë fatin e tyre elektoral sa i përket drejtimit të qarqeve. Përpos punës qeveritare të gjithë ministrave sa i përket analizës dhe objektivave për sesionin e ri politik, Rama ju ka kërkuar edhe një analizë të detajuar politiko-elektorale për qarqet që drejtojnë. Në këtë mënyrë të gjithë drejtuesit politikë do të mësojnë se nëse pas datës 8 shtator ku do të zhvillohet Asambleja do të jenë sërish drejtues të qarqeve të tyre për fushatën elektorale.”
A2 mëson se deri më tani në mbledhje është raportuar sa i përket administratës shtetërore me në fokus luftën antikorrupsion. Për këtë arsye Rama ka bërë pjesë të mbledhjes edhe Fatmir Xhafën, të cilit i është besuar drejtimi i superkomisionit Antikorrupsion.
Po ashtu në nisje është raportuar mbi integrimin, sa i përket jo vetëm negociatave me Brukselin por edhe me Greqinë, përcjell A2. Qeveria synon që Athina të mos bëhet pengesë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave dhe po punon që në shtator të njoftohet data për uljen në konferencën e dytë ndërqeveritare.
Një pikë tjetër kryesore që do të diskutohet gjatë gjithë ditës në mbledhjen e socialistëve është komunikimi dhe strategjia me të cilën do t’i përqasen medias dhe publikut.
“Ka të bëjë më komunikimin, strategjinë jo vetëm të qeverisë por edhe PS, sesi do të jetë raportimi, apo sjellja e ministrave në raport me publikun, institucionet dhe mediat, ku peshën kryesore do ta marrin mediat sociale. Madje për ta është ndërtuar një lloj strategjie sesi duhet të jenë të pranishëm dhe të përçojnë te qytetarët informacionet sa i përket punës së tyre qeveritare dhe partiake.”/A2CNN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa