– E qeshura si pjesë imanente e tërësisë së njeriut –
Nga: Haqif Mulliqi
Fshehtësinë mbi atë se çfarë në esencë është apo edhe duhet të jetë një komedi e mirë apo edhe një komikë e mirë në të ashtuquajturin qark evropian të të menduarit mbi këtë çështje, besojmë se përgjigjen duhet ta kërkojmë, mbase, në rrafshin themelor të të kuptuarit të komikes. Pra, të asaj se çfarë është komikja në teatër, qoftë si pjesë e këtij mediumi, apo edhe si kategori estetike.
Por, para se dikush do të përpiqej të na servirë një mendim për këtë çështje, mendoj se, më e pakta që duhet ta dijë është se: komikja dhe tragjikja janë në një ndërlidhshmëri bipolare me varshmëri të ndërsjellët dhe nuk mund të shqyrtohen më ndryshe se kaq. Këtë në një mënyrë apo tjetrën e dëshmojnë edhe hulumtuesit bashkëkohorë të këtyre çështjeve. Ndërsa, sipas nesh, kampion i këtij kursi didaktik dhe teorik, mund të konsiderohet, ta themi, Edmund Hussrel, i cili, me studimet e tija të drejtimeve të fenomenologjisë, sikundër edhe Hans Robert Januss dhe Volfang Iser me teoritë e tyre mbi recepcionet e estetikës, e konfirmojnë bipolaritetin komedisë dhe të tragjedisë si lidhje e përjetshme. Kjo, ngase, është e qartë se, në secilin tekst të shkruar dramatik, gjithmonë, pa përjashtim, besojmë se mund të kërkojmë dhe ta hasim një shkallë të caktuar të tragjikes dhe komikes. Ndërsa, e tëra përcaktohet varësisht nga sasia që e fusim në vepër me ç’rast krijohet harmonie ndërmjet pikës diametrale – nga lotët e deri tek e qeshura (apo dhe nga të qeshurat deri te lotët) e që është e pashmangshme.
Por, hajde të provojmë e të luajmë me kuptimësitë tashmë të njohura dhe, në një mënyrë apo tjetër edhe të gjithëpranuara, kur thuhet se: komedia e mirë është serioze ashtu sikundër që tragjedia e mirë është spirituoze. E që, në një variant më konkret do të thotë se baraspesha ndërmjet tragjikes dhe komikes, në veprën dramatike, është aq sa kokrrën e domethënshme të kripës ta vëmë në njëra anë të kandarit. Njëra pa tjetrën, thjeshtë nuk mund të ekzistojnë, madje as atëherë kur të flasim për format më të pastra literare të tyre.
Pikërisht, varshmërinë e ndërsjellët sot do të duhej ta kuptojmë disi më ndryshe dhe t’ia gjejmë një formë të re, dhe jo thjeshtë të tërën ta përziejmë me dykuptimësinë e personazheve (me maskë tragjike dhe komike), por në tërësinë e forcave të brendshme, pra të kundërtave qenësore që ka vetë njeriu. Koha e kaluar, këtë problem, në një mënyrë apo tjetrën, e ka thjeshtëzuar në mënyrë të tejdukshme, duke e ndërlidhur këtë në atë që njohim si tragjikomedi. Ndërsa, konceptet e reja postmoderniste pretendojnë që ta arsyetojnë të ekzistuarit e paralelizmit të tyre kudo dhe kurdo. Mirëpo, sot, me “sizmografët” ekzistues që qëmtojnë këto probleme, mendojmë se duhet të bëjmë përpjekje që të kërkojmë forma të përhershme, më precize dhe më imanente të tërësisë së qenies njerëzore dhe të mos kënaqemi vetëm me njohuritë e arrira tashmë.
Natyrisht se këtu s’është fjala për ndonjë dualitetet të njeriut, por për tërësinë e tij. Sepse, të konceptuarit e këtillë të njeriut është i rrallë. Shumë i rrallë. Fundja, dihet se pjesa e dytë, e humbur, e Poetikës së Aristotelit, edhe përkundër tendencave (apo më saktë eksperimentimeve), nuk është (ri)shkruar akoma e mbase as që do të shkruhet ndonjëherë. Kështu që sot vetëm sa mund ta pandehim se çfarë pasojash për qytetërimin do të kishte kjo. Apo, edhe mund të spekulojmë mbi këtë, ta zëmë ta marrim thjeshtë me mend se: sa më pak dualitete apo sozi (kipca) në botën tonë imagjinative dhe reale dhe sa më mirë dhe në mënyrë më organike do të ishte e ndërlidhur dhe e balancuar qenia njerëzore (mendojmë se edhe sot ai kreativitet i komikes do t’i nevojitej një njeriu/qytetari/ evropian). E qeshura e cila nuk është vetëm sinonim për argëtimin dhe të argëtuarit, por është gjithçka tjetër përveç se një dukuri margjinale. Ajo është pjesë imanente e tërësisë së njeriut.
Nëse do të mendonim këtu pak për natyrën e komedisë antike, ta zëmë, krah për krah me tragjedinë e cila zotat nga retë mbi Olimp i ka tërhequr dhe zhdjergur në baltërat e njeriut të rëndomtë në tokë, deshëm apo s’deshëm duhet të pajtohemi me Antonin Artonë mbi rolin e komentimit të saj të rrezikshëm, mbi pikërisht një forcë anarkiste shkatërruese e cila në vete bartë të qeshura pafund. Pakënaqësia e Artosë për humbjen e kuptimësisë për seriozitetin, e nga ana tjetër e kuptimësisë për komiken në teatrin bashkëkohor të shekullin XX, pra të teatrit të bashkëkohësisë së tij, mendojmë se e ka humbur bazamentin me paraqitjen e teatrit të absurdit pas Luftës së Dytë Botërore (tek Becketi, Jonesko dhe të tjerët) në atë pamundësinë, apo mungesën e forcës së të ndikuarit përmes shpotisë dhe thumbimit e që, në fakt, është esenca e komikes.
Kjo ndodhi edhe atëherë, ta themi, kur njerëzimi e ka kuptuar se gjysmë shekulli e më shumë kishte jetuar në frikën tmerruese të atomit (e keqja në njeriun), e jo si dikur në një frikë metafizike, ta quajmë, nga providenca apo parashikimi i Perëndisë. Paçka se, pas Luftës së Dytë Botërore dhe bombave atomike që rrafshuan Hiroshimën dhe Nagasakin disa më nuk ishin të gatshëm që të besojnë se ishte e mundshme që diçka e tillë kishte ndodhur vërtetë.
Gjithsesi mund të themi se komedia e njëmendët, nga kohërat dhe gjithherë kishte domethënien e rrënimit të të ekzistuarit (ne shqiptarët në të dy pjesët e Atdheut tonë mbase do të mund ta quanim edhe si një rezistencë me buzë në gaz) sigurisht ishte elementi më i rëndësishëm konstitutiv në zhvillimin e teatrit bashkëkohor. Por, fatkeqësisht, avangarda e komikes, megjithatë, as në Prishtinë as në Tiranë, thuaja se nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë. Kjo, në fund të fundit është edhe një njollë e bardhë profesionale në regjionin tonë artistik. Mugullimit të krijimeve anarkike, ne na bëhet se u jemi frikësuar më shumë seç është dashur dhe cilatdo tendenca lidhur me këtë i kemi ndaluar, apo madje i kemi shmangur nga repertorët teatrorë dhe shtëpitë botuese dhe i kemi shtyrë në ilegalitet të dhunshëm. Kjo natyrisht është edhe dëshmi për rolin dhe kontributin e komikes në hapësirat tona shoqëroro-politike.
Pra, për shqiptarët ishte e lejuar që të kënaqeshin dhe të mahniteshin me të ashtuquajturat komedi të tretshme, siç i quan në zhargon Piter Brook, apo edhe me batutat e barsoletat pseudopolitike. Jo rrallë (veçmas në Shqipëri) autorët e këtij soji u shndërruan në heronj popullorë – heronj të trimërisë së gënjeshtërt qytetare, të komercialitetit të rrejshëm, gjithashtu si dhe të artit të shpifur – të artit kryekëput gënjeshtër. Bile, edhe në qarkut e dramaturgëve në Prishtinë e veçanërisht në Tiranë, pa frikë mund të flasim për lloje të caktuara të kolaboracionizmit politik, por (nëse është ngushëllim për ne) nuk ishte i mangët as në vendet dhe kulturat e popujve që na rrethojnë, por edhe më gjerë.
Mendojmë se në hapësirën tonë të përbashkët teatrore sikur kemi ngecur në ngarendje, dhe kemi harruar se tashmë është mëse e domosdoshme që nga fillimi ta bëjmë revalorizimin e teatrit politik (sigurisht edhe letërsisë politike), i cili është jo pak “meritor” për atë ku gjendet teatri ynë sot. Bile, po u bë ky valorizim në dramaturgjinë tonë, për ndokënd do të jetë e zhgënjyese, por shumë pak do të na ngel nga i tërë thesari që kemi krijuar deri sot. Veçanërisht në dramaturgjinë e krijuar brenda Shqipërisë së vitit 1913, të thuash revalorizimi do të jetë identik me njërën nga bombat që ranë mbi Hiroshimë apo Nagasaki.
E, gjithashtu duhet ta pranojmë është se komedia jonë për pararendës të vetin nuk kishte palaçon e shkathtë, gazmor dhe mendjehollë të pallatit mbretëror, as Arlekinin, as Tartufin e Zotin Zhyrden, e as Shrlon brilant të Çaplinit, por hamallin, apo edhe budallain e katundit – nja pallazuz të pagdhendur dhe të pagdhendshëm i cili vetëm shtirej se po i argëtonte njerëzit, ndërsa këta të fundit po shtirreshin sikundër po argëtoheshin. Por, kjo është vetëm një pasojë logjike e realitetit politik. I ikjes së energjisë dhe të të mësuarit për t’u identifikuar me padronin e huaj, për shkak të të cilit në një mënyrë apo tjetrën na kishte atrofuar shija (me përjashtime). Kështu, ta zëmë jo para shumë vjetësh për “Muzeun” apo “Tiranozaurin” e Kasëm Trebeshinës askush nuk guxonte të fliste. As për dramat e Shpëtim Ginës. As për dramaturgjinë e Flamur Hadrit të cilën nuk po e njohim as sot e kësaj dite. Dhe, mbase mu kjo është pikëreferimi të nisemi me një gjysmë hapi para. Kjo është komedi. Apo edhe nyja e tragjikomedisë sonë krijuese nga e cila ne shqiptarët shkëputemi vështirë.
Ndaj dhe, mos të pyesim se përse ka aq pak komedi nëpër repertorët e teatrove tona. Apo, mbase shqiptarët nuk kanë nevojë të qeshin!? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Piktori i madh i vetmisë

“Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka!”
Monologu mbi vetëvrasjen
Reportazh: Një rrugë letrare drejt zemrës së Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania