Tango është vallëzim me përplot përqafime që krijon iluzionin e marrëdhënies intime, andaj me të madhe shfrytëzohet për qëllime terapeutike.
Tango është vallëzim që kënaqë edhe shikuesit, edhe vetë vallëzuesit, të cilët mbështeten njëri me tjetrin dhe mbahen të përqafuar, gjë që krijon iluzionin e marrëdhënies dashurore.
Pikërisht për këtë arsye ekspertët besojnë që tango është vallëzim që shëron, por dhe më i posaçëm për shkak të nxitjes të ndjenjës të cilën nuk mund ta nxisë asnjë vallëzim tjetër.
Afërsia, e cila është e domosdoshme për të vallëzuar tango, mundëson efekte terapeutike te personat të cilët ndihen të pavullnetshëm, të braktisur apo të vetmuar, ndërkaq pacientët pas vallëzimit ndihen më mirë dhe më lehtë avancojnë në shërimin e tyre.
Vetëm një orë vallëzim në ditë zvogëlon halucinacionet te të sëmurët psikikë, më mirë i fokuson dhe u krijon përqendrim, të cilën zakonisht nuk e kanë, mirëpo posaçërisht efekte të mira ka te personat e moshuar të vetmuar.
Për profesionistët e vallëzimit, asgjë më shumë sesa një tango nuk arrin të përcjellë ndjenja përmes lëvizjeve të trupit. Tango i përket të paktëve kërcime që rrugës së gjatë prej së kaluarës dhe shëtitjeve nga njëri kontinent në tjetrin, ka bërë rezistencë të fortë deri sot, në kohërat e kulmit të shpërthimit të rrymave të reja muzikore.
Tango bën pjesë tek të paktat rryma dhe kërcime që ka pasur një influencë të gjerë nga kultura spanjolle deri ajo afrikane. Sot ka shumë lloj tangosh, por ajo qe konsiderohet si tango autentike dhe që është shumë afër origjinalit është ajo argjentinase dhe uruguajane. Në 2009-ën, Unesco e shpalli tangon si pjesë të trashëgimisë kulturore jomateriale.Shpirti magjik i vallëzimit
Kërcimi i tangos nuk është shumë i thjeshtë për t’u përvetësuar, por njëkohësisht është edhe shumë i bukur. Të bukur tangon e bëjnë lëvizjet e prera, ‘sensuale’.
Ajo që të tërheq më shumë në një tango është padyshim kontakti fizik dhe ritmet që gjithmonë e më shumë shpejtohen dhe bëhen agresive. Në këtë mënyrë krijohet një lloj alkimie dhe është shumë e vërtetë se mjaft njerëz kanë mundur të gjejnë ‘partnerin e jetës” pikërisht në sallën e kërcimit.
Tradita e do që ky të jetë një kërcim në çift, ku është kavalieri ai që vendos hapat që do të bëhen dhe e orienton damën për të bërë lëvizjet e saj nëpërmjet disa sinjaleve që ai i lëshon. Në pozicionin fillestar si dama ashtu edhe kavalieri janë ballë për ballë, të ngritur në majë të gishtave me tendencë për t’u afruar dhe për të krijuar një pozicion në formë trekëndëshi. Kavalieri mban me dorën e majtë, dorën e djathtë të damës dhe shtrëngon me dorën e djathtë belin e saj. Kur me pëllëmbën e dorës së djathtë kavalieri ushtron forcë në mes të belit, dama duhet të nxjerrë anash këmbën e djathtë. Kur kavalieri ushtron një forcë më të vogël në belin e damës e fton atë të bëjë një hap përpara. Kur kavalieri shtyn me të gjithë parakrahun belin e damës ajo sposton lehtësisht këmbën e majtë. Kur ai tenton ta tërheqë drejt vetes është një sinjal që dama duhet të bëjë një hap pas.
Ndoshta janë të gjitha këto lëvizje ato që kanë shtuar jetëgjatësinë e një tangoje?!
Një tango të zgjat jetën
Kërcimi pasionar, me origjine argjentinase, vazhdon të jetojë momente lavdie dhe mësimi i hapave të tij ndihmon në bllokimin e dëmeve të neuroneve që vjen nga pleqëria dhe për më tepër inkurajon shumë nxënësit e ballos, zbulohet nga prestigjiozja “McGill university” në Montreal të Kanadasë. Duhet theksuar se ky përmirësim vlen më shumë tek femrat, që nga natyra kanë ngarkesa të mëdha emocionale dhe psikologjike.
Tango e rajonit të Rio de la Plata është konsideruar nga një studim si një ndihmesë në shërimin e sëmundjes së Parkinsonit, sepse është më shumë se një ushtrim i zakonshëm. Gjithashtu studimi tregon se tangoja i bën njerëzit të ndihen më të relaksuar, më pak depresiv, ndihen mirë me vetveten dhe ngre nivelet e testosteronit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës