LAJMI I FUNDIT:

Vaji i peshkut parandalon sëmundjen e Alzheimerit

Vaji i peshkut parandalon sëmundjen e Alzheimerit

Pse vaji i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit?

Për të krijuar një proteinë, e cila mbron nga sëmundja e Alzheimerit, truri juaj ka nevojë për acidet yndyrore që gjendet në vajin e peshkut, ka bërë të ditur një zbulim i UCLA-s (University of California, Los Angeles).

Dihet se njerëzit të cilët marrin shumë DHA, një acid yndyror i vajit të peshkut, kanë rrezik më të pakët nga sëmundja e Alzheimerit, ka thënë Greg M. Cole, drejtor i Qendrës për hulumtime të sëmundjes së Alzheimerit, dhe kolegët e tij.

Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit kanë nivele të ulëta të një proteine të trurit të emëruar LR11 (gjithashtu e njohur si SorLA). Dhe rreth 15% e njerëzve me Alzheimer bartin një mutacion gjenetik që zvogëlon LR11.


Në kulturat e qelizave të trurit njerëzor, hulumtuesit kishin gjetur se përbërësi i vajit të peshkut, DHA, nxit qelizat e trurit të prodhojnë edhe më shumë LR11.

“Për shkak se reduktimi i LR11 dihet se ngrit prodhimit e beta-amyloidit dhe mund të jetë një shkaktar i rëndësishëm gjenetik në paraqitjen e vonshme të sëmundjes së Alzheimerit, rezultatet tona tregojnë se DHA rrit nivelet e LR11 dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimit e vonshëm të sëmundjes Alzheimer”, kanë bërë të ditur hulumtuesit.

Megjithatë, për njerëzit që gjenden në një stad të vonshëm të sëmundjes, mund të jetë shumë vonë që të përfitojnë nga vaji i peshkut. Por studiuesit këshillojnë se vaji mund të ndihmojë, nëse fillon të merret që nga koha kur paraqiten shenjat e para të sëmundjes.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori