Një ndër aktivitetet më të adhuruara, i cili, pos angazhimit të trupit, i sjell edhe qetësi shpirtit është joga, prandaj ne po jua paraqesim video-jogën e treningut me ushtrimet interesante kundër shtresave yndyrore.
Shumica procedurën e dobësimit e fillojnë me ndryshimin e regjimit të ushqimit, mirëpo është me rëndësi të dini që aktiviteti fizik është i domosdoshëm, si për eliminimin e tepricës së kilogramëve, ashtu edhe për ruajtjen e shëndetit të eshtrave, organeve, muskujve, madje edhe të shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.
Këtë video e kanë shikuar më shumë se 7 milionë njerëz, ndërkaq komentet kanë qenë më shumë se pozitive.
Shumica kanë komentuar se si me ndihmën e këtyre ushtrimeve kanë arritur t’i eliminojnë kilogramët më shpejt sesa kanë pritur, ndërkaq shumicës ky trening u është bërë pjesë përditshmërie, madje edhe pasi që janë dobësuar.
Instruktorja Adrian thekson që krahas dobësimit, këto ushtrime janë të mira për aktivizimin e gjithë trupit, stimulimin e stomakut dhe mirëmbajtjen e shëndetit të traktit digjestiv.
Shikoni videon dhe ndani kohën për ushtrimet të cilat do t’i bëjnë shumë mirë trupit tuaj, ndërkaq ndjenja e kënaqësisë do të jetë shumë e vlefshme kur t’i shihni rezultatet.
/Telegrafi/