Site icon Telegrafi

Ushtrimet e jogës për stomak të sheshtë: Eliminoni shtresat yndyrore dhe filloni ditën me plot energji

Këto ushtrime djegin shtresat yndyrore dhe mjaftojnë vetëm 15 minuta në ditë për to

Joga është disiplinë e mrekullueshme e cila, pos qetësisë dhe energjisë së mirë, na sjell edhe përfitime për trupin dhe shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të dobësoheni, ndërkaq vrapimi dhe kardio-ushtrimet nuk ju pëlqejnë, provoni jogën pak më intensive e cila ju ndihmon t’i digjni shtresat yndyrore.

Këto ushtrime të jogës do t’ju ngrohin dhe djegin yndyrat nga stomaku, do t’jua forcojnë muskulaturën.

Mjafton t’i ndani 15 minuta në mëngjes dhe të filloni ditën tuaj me plot energji.

/Telegrafi/

Exit mobile version