Kur flasim për ushtrimet, edhe këtu gjithmonë mendohet diçka e re, ndërsa një nga trendet më të reja është i ashtuquajturi ‘aerobarre’.
Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina
Aerobarre është një hibrid i ri në të cilin janë të përzier edhe lëvizjet nga boksi dhe baleti.
Provoni ‘aerobarret’
Për ushtrime ju duhen shufra të kapura me pesha nga 4 deri në 6 kg dhe pesha të vogla për ushtrime (1-2 kg). Bëni nga dy sete të secilit ushtrim, ndërsa pas çdo ushtrimi nga dy minuta bëni goditje si në boks (nga poshtë lartë, drejtë dhe kroshe). Ushtroni tri herë në ditë.
‘Plie’ për prapanicë të tendosur
Ushtrimi është i përsosur për prapanicën dhe ijët. Qëndroni drejtë me këmbë të mbledhura, shputat janë shumë pranë njëra-tjetrës, me gishta të kthyer nga jashtë. Mbajeni shufrën përpara jush në largësi sa shtrirja e duarve. Duke u mbajtur me të dy duart për shufre uluni galiç sa më shumë që mundeni, duke ngritur thembrat nga dyshemeja. Kthejuni në pozitën fillestare. Bëni 16 përsëritje, ndërsa ky është një set.
Pozita në një këmbë
Ushtrimi është i shkëlqyer për barkun, prapanicën dhe kofshët. Qëndroni drejtë me këmbë të afruara, gishtat e kthyer përpara. Mbani shufrën para jush në largësi të duarve të shtrira. Për muskujt e barkut, ngriteni këmbën e majtë nga dyshemeja, lakojeni në gju dhe lëvizeni këmbën përpara anash dhe pastaj prapa. Kthehuni në pozitën fillestare. Bëni tetë përsëritje me secilën këmbë. Ky është një set.
Shufra e ngritur
Ushtrim i nevojshëm për supet, duart, barkun, prapanicën, kofshët dhe ijët. Qëndroni drejtë me këmbë pakëz të larguara me gishta të kthyer nga jashtë. Shufrën kapeni në mënyrë horizontale me të dy duart dhe mbajeni në lartësi të gjoksit. Tendosni muskujt e barkut dhe ngadalë uluni, pastaj ngrituni në gishta, njëkohësisht duke i afruar këmbët dhe duke e ngritur shufrën mbi kokë. Kthehuni në pozitën fillestare. Kjo është një përsëritje, bëni 16 të tilla, që është një set.
Kërcimi
Është i mirë për duart, barkun, prapanicën, ijët dhe kofshët. Filloni me një galiç të gjerë me gishta të kthyer nga jashtë, në duar mbani pesha, bërrylat janë të lakuar, ndërsa peshat në nivelin e gjoksit. Duke i mbajtur duart në nivel me gjoksin kërceni lartë në ajër duke e vendosur këmbën e djathtë mbi të majtën dhe pastaj uluni sërish. Kërceni përsëri, por këtë herë këmbën e majtë vendoseni përpara. Kjo është një përsëritje. Bëni 16 të tilla dhe ky është një set.
Mjellma e bardhë
Ushtrimi është i përkryer për supet, krahët, prapanicën dhe ijët. Qëndroni drejtë me këmbë të mbledhura dhe pesha në duar, duart janë pranë trupit. Me këmbën e djathtë zgjatuni prapa dhe majtas, njëkohësisht ngritni duart, nyjat janë të lëshuara. Kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 16 përsëritje dhe pastaj bëjeni sërish me këmbën tjetër. Ky është një set.
Diamant në tokë
Ushtrimi është i duhuri për prapanicën, ijët dhe kofshët. Shtrijuni në ijën e djathtë, këmbët janë të mbledhura, njëra mbi tjetrën, gjunjët e lakuar. Pjesën e sipërme të trupit bazojeni në parakrahun e djathtë, ndërsa dora e majtë vendoset përpara trupit. Ngritni këmbët rreth 5-10 cm nga dyshemeja. Duke i mbajtur këmbët të ngritura dhe duke prekur shputat, “hapeni” gjurin e majtë në mënyrë që këmbët të kenë formën e diamantit. “Hapni” dhe “mbyllni” këmbët duke i mbajtur muskujt e tendosur. Bëni dy sete nga 16 përsëritje, pastaj kthejuni në anën tjetër dhe përsëriteni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës