LAJMI I FUNDIT:

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan!

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan!

Urologjia pediatrike është një subspecializim kirurgjik që merret posacërisht me çrregullimet e sistemit urogjenital të fëmijëve, duke filluar nga lindja deri në moshën e hershme adulte (pubertet).

Tashmë një vit, ekipi i urologjisë në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është përkujdesur që fëmijëve me probleme urologjike, t’i kushtojë vëmendje të vecantë. Përvoja mbi 20 vjecare e profesionistëve me probleme urologjike të fëmijëve, bën që me siguri të plotë të themi që në Spitalin Amerikan ofrohen shërbime korrekte dhe kualitative enkas për fëmijë.

Duke qenë se mosha e këtyre pacienteve përbën pjesën më të ndjeshme të shoqërisë, trajtimi i tyre duke filluar nga kujdesi primar, diagnostifikimi dhe intervenimet kirurgjike të nevojshme, bëhen me përkushtim dhe cilësi të lartë. Spitali Amerikan përbën njëherazi qendrën e vetme rajonale me ekspert të specializuar posacërisht për urologji pediatrike.

Duke filluar nga crregullimet dhe sëmundjet e lindura të traktit urogjenital si ekstrofia e fshikëzës urinare, epispadia, hipospaditë, ureteri ektopik që kërkojnë intervenim kirurgjik, urologjia pediatrike përfshin trajtimin e një game të gjerë të problemeve funksionale dhe morfologjike.


Korrigjimi i kriptorkidisë (testiseve të pazbritura) është një nga intervenimet kirurgjike më të shpeshta në urologjinë pediatrike. Rrezikshmëria që tek këta fëmijë të shfaqet infertilitet dhe kancer i testiseve më vonë, ka bërë që sipas literaturës botërore intervenimi për zbritjen e testiseve në skrotum të bëhet para moshës një vjecare, prandaj kontrollet e fëmijëve nuk duhen anashkaluar nga prindërit.

Riparimi i Hipospadisë, defekt i lindur i hapjes së uretrës kërkon kirurgë me përvojë për punën delikate që duhet bërë për korrigjimin e anomalis, pa shkaktuar ngushtim të uretrës dhe duke siguruar njëherazi pamje të kënaqshme nga aspekti kozmetik.
Refluksi veziko-uretral apo kthimi i urinës prapa në veshkë përbën një problem mjaft të shpeshtë tek fëmijët dhe trajtimi i duhur i tij siguron një të ardhme të shëndetshme të fëmijëve. Prandaj infeksioneve të traktit urinar te fëmijët duhet kushtuar vëmendje në diagnostikim dhe trajtim efikas.

Edhe pse më rrallë edhe fëmijët përballen me probleme të gurëve të traktit urinar që kërkojnë zgjidhje nga urolog pediatrik.
Një problem tjetër i shpeshtë tek fëmijët është urinimi i pavullnetshëm natën që fillimisht paraqet ndjenjë bezdie për fëmijët dhe prindërit,por nëse nuk trajtohet me kalimin e viteve mund të ndikojë psikologjikisht tek fëmija duke ndikuar kështu dukshëm në kualitetin e jetës së tij.

Përmes ndërthurrjes së përvojës shumë vjecare në diagnostikim dhe trajtim kirurgjik, pajisjeve më moderne endoskopike, kujdesit dhe dashurisë për fëmijët, Spitali Amerikan ju ofron siguri për trajtimin efikas dhe cilësor për një shëndet të mirë të femijëve tuaj!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori