Kur Tara Jane Langston u shtrua në spital me coronavirus, ajo dhe familja e saj u përballën me telashe të tmerrshme. Dhe pastaj telashet vazhduan edhe më shumë kur shakatë në internet filluan të qarkullojnë kinse ata po mashtronin të tjerët.

Richard Langston, burri i Tara Jane, tha se pretendime të pabazuara në internet se një video e përhapur gjerësisht në të cilën ajo përshkroi përvojën e saj se ishte false, e kishte bërë përvojën e saj edhe më shqetësuese, shkruan The Guardian.


Langston tha që gruaja e tij 39-vjeçare ishte një nënë e aftë dhe e shëndetshme e dy fëmijëve përpara se ajo të kontraktohej me virusin dhe ishte shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Videon e saj madje e ka shpërndarë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar njerëzve që t'a shikojnë dhe të mos dalin më në qytet dhe parqe, por të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ajo filloi të mos ndjehej mirë dhe shkoi në spital pasi telefonoi 111, shpjegoi Langston.

Punonjësit e spitalit i thanë asaj që kishte një infeksion në gjoks dhe iu dha recetë për antibiotikë dhe u dërgua në shtëpi.

Langston e krahasoi gjendjen e gruas së tij me një lavjerrës, ku ajo lëkundej sa andej sa këndej, duke u ndier edhe më keq.

Ata përsëri thirrën 111 dhe u dërgua një ambulancë kur gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm.

"Kjo është një provë e tmerrshme", tha ai.

Pasi u diagnostikua me Covid-19, Tara Jane dërgoi një video në një grup Whatsapp me kolegët e saj.

Në videon, e cila është parë dhjetëra mijëra herë, Langston tha: "Nëse dikush po mendon që ka gjasa ndaj këtij virusi, hidhni një vështrim tek unë. Unë jam në njësinë e kujdesit intensiv. Nuk mund të marr frymë pa këtë aparat", tha Langston.

"Unë jam në të vërtetë dhjetë herë më mirë sesa isha më parë". "Nëse dikush ende pi duhan, lëreni cigaren sepse unë po ju them se do t'ju duhen mushkëritë tuaja të ndyra dhe ju lutemi mos bëni shaka sepse nëse bëhet me të vërtetë keq, do të përfundoni këtu".

"E bëra këtë video për të paralajmëruar se të rinjtë janë gjithashtu të ndjeshëm. Kjo është një situatë mjaft surreale të jesh në kujdesin intensiv, infermierët janë të mbuluar nga koka tek këmbët, por ato janë duke punuar mirë për të ndaluar dhe kanë qenë të shkëlqyeshëm", tha ajo me mirënjohje.

Pos mesazheve mbështetëse, familja u përmbyt me njerëz që vinin në dyshim autenticitetin e videos, pjesërisht sepse Tara Jane nuk bëri referencë specifike për coronavirusin. Mesazhet vinin nga aq larg, madje edhe nga Filipinet. Langston tha: "Vajza ime u mërzit ashtu si motra dhe miqtë”.

Por kjo përfundimisht e shtyu Tara Jane të krijojë një video të dytë për të treguar se ajo po tregonte të vërtetën.

Langston është i lumtur që ajo ka telefonin me vete. "Ajo përndryshe nuk do të kishte ndonjë komunikim me ne. Unë fola sot me të dhe ajo është duke bërë shumë më mirë”, tha Langston. "Ajo nuk ka pasur asnjë vizitor dhe i ka bërë të gjitha këto vetë." /Telegrafi/