LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i të infektuarve në Maqedoni, filloristët prej sot pa maska në shkollë

Ulet numri i të infektuarve në Maqedoni, filloristët prej sot pa maska në shkollë

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni, prej sot mësimin do të mund ta ndjekin pa maska mbrojtëse, pasi dje Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti-kovid.

Vendimi hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri në dorëzimin e ndonjë propozimi të ri eventual nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive. Megjithatë, nxënësit që dëshirojnë, munden edhe më tutje të mbajnë maska mbrojtëse gjatë qëndrimit në shkollë. Për mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në shkolla mbetet obligimi për mbajtjen e maskave.

Krahas kësaj, Qeveria vendosi të fillojë ligjëratat me prezencë fizike në fakultetet në vend në përputhje me masat parandaluese të rekomanduara për parandalimin e koronavirusit Kovid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, ruajtjen e distancës fizike prej një deri në dy metra, higjiena e duarve me dezinfektim të detyrueshëm para hyrjeve të sallave të ligjëratave, amfiteatrove, palestrave, gjegjësisht mos grupim dhe ajrim i shpeshtë i ambienteve të mbyllura, me rekomandim për vaksinimin e studentëve dhe kuadrit mësimdhënës të fakulteteve në vend.


Qeveria miratoi edhe rritjen e kapacitetit maksimal në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga maksimumi aktual prej 50 për qind në 75 për qind, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarje kulturore – teatro, kinema, filarmoni, si dhe seminare , trajnime, takime, konferenca dhe të ngjashme.

Hiqet edhe detyrimi për sigurimin e shërbimeve të rendit në operatorët ekonomikë, si posedimi i detyrueshëm i certifikatës ose vërtetimit për imunizimin, përkatësisht dy dozave të pranuara të vaksinës kundër COVID-19 ose kalimin e sëmundjes së Kovid-19 në 180 ditët e fundit, për të vizituar objektet gastronomike në ambiente të hapura. Në të njëjtën kohë, për pjesët e mbyllura mbetet detyrimi për posedimin e certifikatës për vaksinim ose për kalimin e sëmundjes.

Vendimi qeveritar vjen në kushte kur, sipas raportit javor të Instituti për Shëndet Publik në periudhën nga data 21 deri më 27 mars, vazhdon zvogëlimi i numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori