Udhëtoi nga Britania në Holandë që të takohet me të dashurin, mbeti zemërthyer kur e kuptoi se e braktisi dhe ishte pjesë e lojës së tij (Foto)

Një vajzë ka udhëtuar për në Amsterdam të Holandës që të kaloj një vikend romantik me të dashurin e saj, por sapo ishte nisur kishte pranuar një porosi nga ai, në të cilin shkruante se ishte objekt tallje e një loje të quajtur “Pull a Pig”, shkruan Mirror.
Kjo lojë në fakt është një trend i ri bizar, ku një grup të rinjsh garojnë se cili prej tyre do të arrij ta bind një vajzë të dal me të dhe më pas ta braktis. Fitues është ai që arrin ta tërheq “vajzën më të shëmtuar”, transmeton Telegrafi.
Sophie Stevenson mbeti zemërthyer kur pranoi mesazhin nga holandezi Jesse Mateman. Para se të arrinte në Amsterdam e kishte pranuar mesazhin përmes të cilit e kupton se është “braktisur”, kurse përgjigja e saj ishte e menjëhershme “si mund të jesh kaq i ligj”.
Dyshja ishin njoftuar në Barcelonë ku asokohe ishin dëshmitarë të sulmit terrorist, ku humbën jetën 13 persona dhe u lënduan 130 tjerë.
Sophie kishte udhëtuar 805 kilometra, dhe kur mbërriti në Holandë se është braktisur nga partneri.
“Të gjithë miqtë dhe familjarët nuk po mund të besojnë që dikush mund të jetë kaq i ligj”, ka shkruar ajo.
Ata ishin bërë të pandashëm që nga sulmi në Barcelonë, kurse Sophie shpresonte se kjo afërsi e tyre do të vazhdonte edhe në Holandë.
“Shkova me një mikeshë në Barcelonë një ditë para sulmit terrorist. Kemi qenë afër vendit ku ndodhi sulmi. Atë ditë kemi pasur fat që u ndalëm të blejmë ushqim dhe pije, kurse sulmi ndodhi derisa ishim duke qëndruar në tarracë. Më pas filluan njerëzit të vrapojnë si të çmendur. Hoteli ishte i mbyllur dhe asgjë nuk punoi tërë ditën. Mbetën brenda dhe aty u njoftuam me Jesse dhe tre miqtë e tij. Qëndruam vetëm katër ditë dhe jemi ndjerë të sigurta derisa po qëndronim me ata. Ishte njëfarë lloj pushimi romantik për mua dhe Jesse. Kemi fjetur në Barcelonë, ndërsa kur u ktheva në Britani të Madhe, çdo ditë bisedonin dhe vazhduan lidhjen nga distanca”, ka shtuar ajo.
Dyshja kishin planifikuar të takohen dhe qëndrojnë bashkë për t ri ditë. Por, pasi ishte nisur ai i kishte shkruar, ndërsa pasi arriti në Amsterdam nuk i përgjigjej thirrjeve të saj.
“E dinte se po shkoja dhe se kishte rezervuar biletën dhe dhomën e hotelit. Kemi biseduar para se të futem në aeroplan, por ai nuk u shfaq fare në aeroport për të më pritur. I kam telefonuar disa herë, por nuk më është përgjigjur. Prita në aeroport për më shumë se dy orë, dhe më pas fillova të pushtohem nga paniku. Për fat të mirë gjeta një autobus pa pagesë që më dërgoi deri në hotel, kurse pas gjashtë orëve pranova një mesazh nga ai në Snapchat”, ka shtuar ajo.
Mbeti zemërthyer kur pranoi mesazhin. Ishte në një vend të huaj, kurse mashkullin që e donte e kishte braktisur.
Kur e pyeti se si mund të jetë kaq i ligj, ai thjesht e kishte bllokuar qasjen e saj në këtë rrjet social.
Ajo tani dëshiron të paralajmëroj të gjithë për atë çfarë i ka ndodhur, pasi një gjë e tillë mund t’i ndodh kujtdo. /Telegrafi/



























































