LAJMI I FUNDIT:

U premtuan ndër vite e s’u realizuan – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?

U premtuan ndër vite e s’u realizuan – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?

Ligji për Sigurime Shëndetësore nuk gjen ende zbatim në Kosovë pavarësisht se i njëjti, vazhdon të premtohet nga fushata në fushatë. Ndonëse u miratua projektligji vitin e kaluar, përfitimi për qytetarë duket larg meqë duhet funksionalizohet edhe i Sistemit Informativ Shëndetësor si dhe caktimi i shërbimeve e listës së barnave.

Kur nevoja për të iu drejtuar institucioneve shëndetësore shfaqet, me të për qytetarët e Kosovës vjen edhe barra e kostos së shërbimit.

Kjo si shkak i mungesës së sigurimit shëndetësor i cili pavarësisht se i miratuar në vitin 2014, ende nuk gjen zbatim. Vënia në praktikë e këtij ligji ka qenë premtim nga fushata në fushatë.


Ani pse tani e konsideron si të arritur të tijën, kryeministri Albin Kurti minimizonte rolin e këtij shërbimi duke deklaruar se qytetarët aktualisht paguajnë pak për shumicën e shërbimeve shëndetësore dhe se sigurimi shëndetësor nuk parandalon ose eliminon sëmundje.

Iniciativë megjithëkëtë ndërmori Qeveria duke e miratuar projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor më 28 gusht të vitit që lamë pas.

E me nisjen e fushatës zgjedhore, sigurimi shëndetësor është rikthyer edhe një herë si premtim.

Po të ishte në praktikë, ky ligj do mbulonte një kosto të shërbimeve edhe për familjet që tretmanin e kërkojnë jashtë vendit. Por mungesa e tij, veçse i ka dëmtuar financiarisht.

“Në mungesë të sigurimit shëndetësor nga shteti i Kosovës kemi qenë të detyruar t’i sigurojmë të gjitha barnat dhe terapitë për djalin tonë me të ardhurat tona, përfshirë antibiotikët intravenoz që i janë dhënë fëmijës tonë gjatë periudhës sa ka qenë i hospitalizuar në QKUK, i diagnostifikuar me fibrozë cistike – sëmundje gjenetike që kërkon terapi të veçantë dhe trajtim të veçantë. Ani pse në Kosovë nuk ekziston as edhe terapia bazë qe është e domosdoshme për trajtimin e fibrozës cistike, e aq me pak terapitë modultore si Trikafta që kanë efektin kryesor në trajtimin e kësaj sëmundje kudo në botë, ne prapë jemi detyruar me të hollat tona vetanake t’i blejmë ato pak terapi që janë të pranishme në barnatoret e Kosovës antibiotikë, enzimet pankreatike, vitaminat dhe terapinë për inhalim, të gjitha këto për dy muaj në shumën prej 2000 euro”, ka deklaruar një prind i një fëmiu me fibrozë cistike i shpërngulur në Francë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës mbetet e vetmja forcë në rajon e cila këtë shërbim nuk e gëzon. E ndonëse prej disa kostove lirohet, nevoja për sigurim mbetet.

”Nuk ka rrogë që i mbulon shpenzimet shëndetësore. E dimë se nëse sëmuret dikush, nganjëherë dikush shet edhe shtëpinë, del e kërkon. Sigurimi shëndetësor mbetet i vetmi që i mbulon. Zakonisht nevojat e shpenzimeve mbulohen pjesërisht nga QKU, nuk ka tretman ekstra, sikurse çdo qytetar ndihma parësore ofrohet. Por për probleme më të komplikuara, vështirësohet jeta e policëve. Ka policë që vuajnë nga kanceri, sheqeri dhe me pagën e tyre u cenohet jetesa e dinjitetshme, duhet t’i mbulojnë barnat”, ka thënë Bekim Ibishi, ish-polic.

Për sektorin privat, procesi vetëm po zvarritet e asnjë parti në pushtet nuk solli rezultate.

”Si mund të ia del një punëtor teknik kur p.sh në UP paguhet 238 euro. Për veti s’mundet t’ia del e lëre më për barna e sidomos në kohë të gripeve, ku eshe në spitale mungojnë barnat. Për katër vite e dini bashkëpunimin me qeveri, edhe për ligjin për sigurime shëndetësore. Dialogu ka qenë zero, tash po premtojnë se do ua bëjmë më të mirë jetën. Ne i njohim mirë, të gjitha partitë politike”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat.

Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit rreth çështjes së zbatimit të ligjit.

Përpos miratimit të projektligjit në Kuvend vitin e kaluar, e nevojshme për funksionalizimin e tij mbetet edhe funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor si dhe caktimi i shërbimeve e listës së barnave./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

Lajme
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar

Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori