LAJMI I FUNDIT:

“U harrum” thotë Ledri Vula, reperi flet rreth këngës së re dhe projekteve për verën 2017 (Foto)

“U harrum” thotë Ledri Vula, reperi flet rreth këngës së re dhe projekteve për verën 2017 (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula këtë të diele do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “U harrum”.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, reperi rrëfen për bashkëpunëtorët e kësaj kënge verore.

“Po, kam përfunduar punën për këngën e re, e cila lansohet këtë të diele, në ora 13:00. Kënga është punuar nga Big Bang, tekstin e kam shkruar unë, ndërsa për klipin janë kujdesur Entermedia”, tha Ledri për Telegrafin.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdimin e bisedës, Vula tregoi edhe për tematikën që shtjellon kënga, e cila që nga titulli mund të asociojë në të kaluarën. A është kënga e tij e re dedikim?

“Titulli ‘U harrum’ mund të iu ndërlidhet me shumë gjëra, por pasi ta dëgjoni këngën mund ta jepni ju një konkludim nëse mund të gjeni diçka nga jeta reale”, tregoi Ledri.

Klipi “U harrum” nga Ledri Vula gati drejt fundit. Vjen të dielen, ora 13:00

Klipi i këngës “U harrum” është tejet i veçantë. Produksioni Enternemdia bashkë me reperin kanë marrë rrugën drejt Portugalisë për të xhiruar këtë klip, duke sjell kështu brenda tij lokacione interesante dhe atraktive të bregdetit të Portugalisë.

“Klipi mendoj se do të jetë special për shumë arsye. Vet ideja për ta xhiruar në Portugali më ka shtyrë të bëjë diçka ndryshe. Bashkë me Entermedian, do të sjellim surprizë, e cila besoj se do të pëlqehet”, u shpreh Ledri Vula për Telegrafin.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit “U harrum” të kryera në Portugali, nga ku Ledri edhe kësaj radhe nuk do të zhgënjejë me stilin dhe paraqitjen e tij tërheqëse.

Imazhe ekskluzive nga klipi i ri “U harrum” i reperit Ledri Vula, të xhiruar në Portugali.

Sezona e verës po afron, dhe bashkë me të edhe projektet e artistëve. Për Telegrafin, Ledri tregon se verën do ta ketë një sezonë të ngjeshur me koncerte, nga ku do të mund të ketë mundësinë të jetë sa më pranë fansave.

“Do të vazhdoj të jem i angazhuar me koncerte. Kam shumë data, shumë plane dhe vazhdoj të jem i palodhshëm. Dhe sa i përket këngëve të mija të reja, nuk do të ndalem. Po tentoj të jem ‘in’ me projekte dhe koncerte, nuk e di nëse do lodhem”, përfundoi duke qeshur rrëfimin e tij reperi Ledri Vula. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori