LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Mike Tyson

Tyson Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Mike Tyson
Tyson Fury, Mike Tyson (Foto: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka thënë se e ka pranuar një ofertë për t’u ndeshur me legjendën e boksit në një duel sensacional që do të shënojë rikthimin e 53-vjeçarit në ring.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës do të hyjë në ring, 15 vite pas pensionimit, për t’i zhvilluar disa meçe të karakterit miqësor që do të kenë qëllim bamirës.

‘Iron Mike’ do ta zhvillojë edhe rimeçin e shumëpritur ndaj legjendës tjetër, Evander Holyfield, i cili tash është 57 vjeçar.


Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Evander Holyfield (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kam marrë një telefonatë, ku më është dhënë shansi të ndeshem me Mike Tyson. Thashë: ‘Çfarë?’”.

Tyson publikon video ku shihet fiziku i tij i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 53 vjeçare – duket gati për rikthim në boks
Lexo po ashtu Tyson publikon video ku shihet fiziku i tij i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 53 vjeçare – duket gati për rikthim në boks

“Po, pata një telefonatë, në të cilën më është thënë: ‘Dëshiron të ndeshesh me Mike Tysonin në një duel miqësor?’ Unë thash: ‘Padyshim që po!’”, ka treguar Fury për BT Sport.

31-vjeçari ka thënë se Mike duhet ta zhvillojë meçin e tretë kundër Holyfieldit, me të cilin është ndeshur dy herë kur të dy boksierët ishin në formë të mirë.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Nëse të dy janë të përgatitur për t’u përballur, janë në gjendje shëndetësore, atëherë le t’i ëmë të bëjnë çfarë duan të bëjnë. Është jeta e tyre, jo e imja”, ka theksuar britaniku.

Mike Tyson është idhulli i Tyson Furyt dhe dueli me të do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Në ndërkohë, ata kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërsa pas rikthimit të boksierit britanik në majat e boksit, legjenda amerikane e ka quajtur më të mirin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Kalo në kategori