Krokante nga jashtë, të buta si gjalpi dhe me lëng nga brenda
Nevojiten:
▪ 1 kg patate,
▪ 1,5 litra ujë,
▪ 1 lugë çaji kripë.
Përgatitja:
Lani një kilogram patate dhe pritini në gjysmë.
Hidhni ujë mbi to dhe shtoni një lugë çaji kripë dhe kur uji të vlojë, ziejini për 5-10 minuta.
Kur patatet të jenë të buta, kullojini ato nga uji.
Skuqini patatet në një tigan në vaj që nuk është ngrohur më parë.
Mos i kriposni gjatë skuqjes, por vetëm kur yndyra të jetë kulluar.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.