Site icon Telegrafi

Tre transferime nga Milani që pritet të realizohen në ditët e ardhshme

Rikthimi i Brahim Diaz në Milano thuhet se është një marrëveshje e kryer, ndërsa Olivier Giroud mbetet prioriteti i Rossonerëve për të forcuar sulmin e tyre.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, skuadra italiane dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për rikthimin e lojtarit spanjoll në San Siro.

Diaz u bashkua me Rossonerët me një marrëveshje huazimi verën e kaluar dhe do të kthehet në klub si sërish si i huazuar me opsionin për ta blerë.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon 50 klubet më të mira aktualisht në botë

Sipas raportimit, skuadra e Serie A do të paguajë dy milionë ose tre milionë euro për huazimin e lojtarit dhe do të ketë një mundësi për të blerë në shumën e 22 milionëve.

Real Madrid do të mbajë një klauzolë për të ri-transferuar lojtarin për 27 milionë euro.

Lexo po ashtu Ibrahimovic tregon aftësitë akrobatike duke u hedhur nga anija përmbi rrethoja

Ndërkohë, Rossonerët janë ende në kërkim të një qendërsulmuesi të ri dhe Olivier Giroud i Chelseat është shënjestra numër një për gjigandët e Serie A.

Rossonerët gjithashtu i kanë vënë sytë Gabriel Gudmundsson të Groningen pasi Leeds United është afër marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e  Junior Firpos. /Telegrafi/

Exit mobile version