Pep Guardiola dhe Ronald Koeman, para disa muajsh zhvillonin ndeshjen mes tyre me skuadrat që drejtonin Manchester Cityn dhe Evertonin.
Koeman më nuk është trajner te Everton, por së bashku me Guardiolan kanë qenë pjesë e Barcelonës, kur e fituan Ligën e Parë të Kampionëve në vitin 1992.
Guardiola është i fundit që i është bashkuar trajnerëve të njohur që kanë qenë futbollist po aq të njohur e që drejtojnë në Ligën Premier.
SunSport ka zgjedhur disa nga më të mirët.
Antonio Conte: Chelsea
Antonio Conte ka luajtur te Juventus dhe ka qenë kapiten kur e kanë fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1996.
Ai ka luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në vitin 1996 ka qenë startues.
Conte ka fituar pesë tituj të Serie A.
Kenny Dalglish: Blackburn 1991-95, Newcastle 1997-98, Liverpool 2011-12
Ai është i vetmi që e ka fituar Ligën Premier si lojtarë dhe si trajner.
Dalglish ka fituar katër trofe me Celtic dhe gjashtë me Liverpool.
Ai e ka ndihmuar Liverpoolin po ashtu edhe në fitimin e tre Kupave Evropiane, madje duke e shënuar edhe golin në vitin 1978.
Pep Guardiola: Manchester City 2016
Katalunasi ka qenë një nga lojtarët kryesor të Barcelonës kur fituan titullin dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1992.
Guardiola ka luajtur si mesfushor defenziv. Ai ka fituar gjashtë tituj të La Ligas si lojtar.
Ruud Gullit: Chelsea 1996-98, Newcastle 1998-99
Fituesi i Topit të Artë në vitin 1987m ka qenë një lojtarë shumë i njohur në vitet e 80-ta.
Ai e ka ndihmuar Holandën që ta fitojë trofeun e vetëm madhor që e kanë.
Dy tituj të kampioni në Holandë, tre tituj në Serie A, dy Liga të Kmapionëv, pata se të kalonte në Angli te Chelsea, ku ishte lojtar dhe menaxher.
Ai e ka drejtuar edhe Newcastle si trajner madhe djre finales së FA Cup.
Glenn Hoddle: Chelsea 1993-96, Southampton 2000-01, Tottenham 2001-03
Një nga lojtarët më teknik që ka prodhuar futbolli anglez.
Hoddle pa problem do të luante në cilindo ekip që drejtohet nga Guardiola.
Ai e fitoi UEFA Kupën dhe FA Kupën me Tottenhamin si trajner. Edhe një kampionat me Monacon në Francë.
Mark Hughes: Blackburn 2004-08, Manchester City 2008-09, Fulham 2010-11, QPR 2012, Stoke 2013
Mark Hughes si futbollist ka luajtur për klube si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United.
Kur ai ishte Barcelona, kali si huazim te Bayern Munich, vetëm për të treguar sa lojtar i mirë ishte.
Hughes ka shënuar mbi 100 gola me United, pastaj ka shënuar edhe me Chelsean, Southamptonin, Evertonin dhe Blackburnin.
Ai si trajner ka drejtuar klube si Manchester City, ndërsa tani është te Stoke City.
Roy Keane: Sunderland 2006-08
Marshalli i Manchester United’ në kohën e Sir Alex Ferguson.
Irlandezi ka fituar shumë tituj si lojtarë.
Ai e ka provuar edhe si menaxher me Sunderland për dy sezone.
Kevin Keegan: Newcastle 1992-97 dhe 2008. Manchester City 2001-05
Dy herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe futbollist ndër më të mirët e viteve të 70-ta.
Ai ka fituar trofe me Liverpoolin dhe Hamburgun.
Keegan a drejtuar Newcastlen dhe Cityn.
Ronald Koeman: Southampton 2014-2016, Everton 2016-2017
Holandezi është nga futbollistët më të njohur që kanë qenë edhe trajner në Ligën Premier.
Koeman fillimisht ka drejtuar Southampton pastaj edhe Evertonin.
Michael Laudrup: Swansea 2012-14
Danezi është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Ai si futbollist ka luajtur për Lazion, Juventusin, Barcelonën, Real Madridin dhe Ajaxin.
Ai ka drejtuar Swansea për dy vite.
Roberto Mancini: Manchester City 2009-13
Roberto Mancini ka qenë një lojtarë i jashtëzakonshëm kur me Sampdorian në vitin 1992 shkoi në finale.
Mancini karrierën për ata që nuk e dinë e ka mbyllur te Leicester.
Ai ka drejtuar skuadra si Fiorentina, Lazio dhe Inter. Me Cityn ka qenë për katër vite. /Telegrafi/