Kur bisedohet ose kur debatohet me ndonjë serb, gjëja e parë që ai thotë për Sanxhakun, është se ky vend quhet Rashka dhe kurrsesi Sanxhak. Serbët thonë se fjala Sanxhak rrjedh nga turqishtja. Kanë të drejtë. Emri i Sanxhakut është një fjalë turke sikurse edhe 8742 fjalë të tjera turke që janë përvetësuar nga gjuha serbe, siç janë: sat, sapun, pare, rakija, delija, çekiq, makaze, jorgan, jastuk, hajduk etj. Emri Sanxhak në turqisht do të thotë flamur apo bajrak.
Ismet Azizi
Por, një fakt pak i njohur është se fjala Rashka (latinisht Rascio) nuk është me origjinë serbe, gjegjësisht sllave. Emri Rashka rrjedh nga kështjella e lashtë ilire Arsa pranë Novi Pazarit. Pra, Serbët emrin Arsa e bënë Ras (Rasi i Vjetër ) dhe më vonë e shndërruan në Rashkë. Me të njëjtin emër është emërtuar një qytet 20 kilometra në lindje të Novi Pazarit dhe lumi Rashka i cili buron jo larg kështjellës së lashtë ilire Arsa.
Për lumin Rashka dhe qytetin Rashka, akademiku Ejup Musheviq thotë se emri i lumit rrjedh nga fjala shqipe “rrasë”, pllakë guri. Mandej edhe për lumin Ibër thotë se rrjedh nga fjala shqipe: i bardhë apo që shkumon.
Boshnjakët thuhet se janë me prejardhje Ilire, ndërsa sanxhakasit shqiptarë të asimiluar, gjë që është dëshmuar gjenetikisht. Ilirët janë populli më i vjetër që ka jetuar në këto hapësira. Dëshmi për këto konstatime janë emrat e shumë vendbanimeve, të lumenjve dhe maleve, siç janë vendbanimi Tutin (qyteti i Teutës), Pruzhanj (Prush-i), lumenjtë Tara, Ibri (i bardhë), Rashka (Arsa , rrasë), Lim ( lum), Vapa (vapë-a), rrafshnalta e Peshterit (tersi, thatë-si), etj.
Gjithashtu, edhe emri Bosna (Boson) rrjedh nga gjuha ilire. Fjala ilire Bosona do të thotë lum. Filologu Anton Mayer për ermin Bosnja thotë se e ka bazë të lashtë indoevropiane "bas" ose "bhog", që do të thotë "rrjedhë ujore". Pra, Bosnja ka kuptim të njëjtë sikurse lumi .
Disa burime romake në këtë drejtim përmendin fjalën ‘Bathinus flumen’ ose ‘Bassinus ilir’, që do të thotë "ujë i rrjedhshëm". Duke u bazuar në të dhënat e historianit grek, Apianit, të shekullit të erës sonë, prof. Imamoviq thotë se në territorin e sotëm të Bosnjës ka jetuar fisi ilir Posen, gjegjësisht Bosen. Këtë emër më vonë e trashëguan Boshnjakët mesjetarë gjegjësisht Bosanci (Bosanacët). Disa hulumtues tjerë, emrin e Bosnjës e vejnë në lidhje me emrin e drejtuesit të famshëm të rezistencës së armatosur ilire ndaj pushtuesve romake, i njohur si Baton ose Bato.
E, fjala ”slaven” vjen nga fjala latine “Sclav”, që do të thotë skllav (ang. slave).
Popujt e lashtë në Bosnjë dhe Hercegovinë:
Ilirë – 40%
Romanë – 20%
Keltë – 15%
Sllavë- 15%
Hunë – 6%
Trakë 4%
Popujt e lashtë në Kroaci:
Ilirë – 34%
Sllavë – 20%
Keltë – 18%
Romanë – 12%
Fenikas – 8%
Helenë – 8%
Këto janë të gjitha fakte që tregojnë se ilirët iu dhuruan boshnjakëve kulturën, karakteristikat etnike e politike. Nëse nuk është ashtu atëherë shtrohet pyetja: ku janë ilirët që 4000 vite jetuan në këto hapësira në kuadër të një mbretërie të vetme të madhe?
Duke aluduar në prejardhjen ilire të boshnjakëve Pavlo Ostoviq, anëtar i Komitetit Jugosllav gjatë Luftës së Parë Botërore, me një rast boshnjakëve iu kishte drejtuar: “Ju jeni boshnjakë, por e keni lënë pas dore historinë e juaj para-turke. Nëse ju nuk e dëshironi këtë histori si tuajën, atëherë serbët dhe kroatët do të thonë se është tyre”. Këto fjalë janë shënuar edhe nga H. Crnovrshanin dhe N. Sadikoviq në veprën e tyre “Sanxhaku, vend i skllavëruar”.
Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 kilometra katrorë dhe 530 mijë banorë. Së fundmi ndahet në atë verior (në Serbi) dhe jugor (në Mal të Zi). Kryeqyteti është Pazari i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepole, Nova Varosh, Bijello Pole, Rozhaja, Plava, Plevle dhe Beran.
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri “Sanxhak” do të thotë ”Flamur”. Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ky emër ka paraqitë një territor të shkallës së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906, në këtë Sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve shqiptarë dhe 19,795 të krishterë (ortodoksë – shqiptarë dhe serbë). Gjatë luftës së Dytë Botërore Novi Pazari ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 3200 vullnetarë nga Rrafshi i Kosovës, Drenica dhe Rrafshi i Dukagjinit nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës