Tom Cruise ndahet nga Hayley Atwell vetëm disa javë pasi morën pjesë së bashku në premierën e “Top Gun: Maverick”

Tom Cruise dhe Hayley Atwell janë ndarë edhe një herë – vetëm disa javë pasi u sugjerua se romanca e tyre ishte rindezur.
Mirëpo, këtë herë, marrëdhënia është ndërprerë përgjithmonë, pasi yjet e Holliywood kanë kuptuar se janë më mirë si miq sesa të dashuruar.
Fillimisht dolën raporte se 59-vjeçari Tom dhe 40-vjeçari Hayley kishin pasur një romancë në vitin 2020 pasi ata punuan së bashku në xhirimet e “Mission Impossible 7”.

Por romanca përfundoi në verën e vitit të kaluar – teksa spekulimet që u ndezën muajin e kaluar se ata ishin ribashkuar pasi Hayley u shfaq përkrah Tomit në premierën e “Top Gun: Maverick” në Londër.
“Marrëdhënia e Tom dhe Hayley ishte e vërtetë. Pavarësisht disa thashethemeve për të kundërtën, nuk ka qenë kurrë vetëm për kamerat, për fat të keq nuk ka funksionuar për ta”, tha një burim për The Sun të dielën (12 qershor).

“Ata kalojnë shumë mirë dhe kanë kimi fantastike, prandaj vendosën që në heshtje t'i japin një përpjekje tjetër marrëdhënies në fillim të këtij viti”, tha tutje ky burim, shkruan Mirror.
Burimi vazhdoi duke sugjeruar se fakti që romanca e tyre e rindezur ishte bërë publike e trembi çiftin dhe i bëri ata të ndaheshin sërish, duke shtuar: “Tani kanë vendosur se janë më mirë si miq”.

Dyshimet për ribashkim ishin ngritur në mes të majit kur Hayley iu bashkua Tomit në një premierë mbretërore për vazhdimin e “Top Gun në Londër”.
‘Vendimi i minutës së fundit të Hayley-t për të marrë pjesë në ngjarjen e mbushur me yje në sheshin Leicester të Londrës tregon se sa afër janë bërë ajo dhe Tom përsëri pas ndarjes vitin e kaluar”, tha atë kohë në burim.

Ndërkohë që të dy Tom dhe Hayley kanë qëndruar ngushtë në lidhje me romancën e tyre të raportuar, një burim pohoi shtatorin e kaluar se angazhimet e punës kanë shkaktuar ndarjen e tyre të parë.
“Ka qenë një periudhë shumë intensive xhirimesh së bashku. Ata me të vërtetë shkuan mirë – dhe padyshim që të dy janë yje të Hollywood, kështu që u bë një përputhje e mirë. Por ndërsa filmi i fundit përfundon, ata kanë vendosur të kthehen në miq”, tha një i afërt me ish-çiftin.
“Oraret e tyre të xhirimeve janë shumë të ngarkuara, dhe Tom ka një sërë angazhimesh të tjera që vijnë dhe është gjithmonë duke xhiruar përreth me helikopter privat dhe avion, kështu që kjo e bëri të veten”, kishte thënë i njëjti burim. /Telegrafi/






























































