Një TikTokere mbeti e habitur kur pa faturën pasi festoi ditëlindjen në një restorant.
Në fakt në restorant ia kishin faturuar prerjen e tortës së ditëlindjes që ia kishin sjellë miqtë. Prerja e tortës i kushtoi 23 euro apo 25 dollarë, transmeton Telegrafi.
TikTokerja @vivala_blondiiie ka publikuar videon, ku tregon faturën në të cilën ishte theksuar çmimi i prerjes së tortës.
“Nuk e dija për këtë”, shkroi me një dozë nervozizmi, kurse videoja në TikTok ka marrë mbi 800 mijë shikime.
Megjithatë, reagimet e miqve të saj janë të ndryshëm, disa mbetën të shokuar, e tjerët pajtohen me pagesën shtesë për prerjen e tortës. /Telegrafi/
@vivala_blondiiie I didn’t know this was a thing?!? ?@BrazyBecca @Michelle Greene @Vanessa Valenbaer #ReadySetLift ♬ I try not to km.. – h