Modelja bukuroshja, kroatja Ivana Knoll ka krahasuar muskujt e këmbës me ato të Cristiano Ronaldos.
Ish-Miss Kroacia e cilësuar shpesh si ‘tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës’ – e bëri këtë pretendim në një postim të radhës në Instagram.
Knoll ka një numër të madh ndjekësish në platformë me mbi 3.6 milionë njerëz.
Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Maldive, teksa nuk ka hezituar t’u tregoj fansave linjat e saj joshëse të trupit.
Ajo fitoi ndjekësit gjatë paraqitjeve të saj në Kupën e Botës në Katar teksa tërhoqi vëmendjen me veshjet e saj me temë flamurin kroat.
Knoll postoi një video të saj duke treguar muskujt e këmbëve ndërsa ishte në palestër në një postim në InstaStory.
Në video, ajo përkul muskujt e këmbëve ndërsa ka veshur çorape të bardha dhe atlete sportive.
“Ronaldo kush?”, ka shkruar Ivana sipër mbishkrimit të postimit.
Ronaldo ka këmbë jashtëzakonisht muskulore dhe ka dëshmuar se nuk kalon asnjë ditë pa ushtruar.
37-vjeçari aktualisht është duke luajtur futbollin në Arabinë Saudite pasi iu bashkua me klubin Al-Nassr.
Ai e bëri këtë lëvizje pas Kupës së Botës në Katar pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United.
Vendimi për t’u larguar nga skuadra e Old Trafford erdhi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan. /Telegrafi/