Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, Dafina ka publikuar për fansat e saj disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit të fundit.

dafina.zeqiri 1330874011029115050034891024313272288789211n

Ajo duket mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të bardhë, ndërsa merr vëmendjen me dekoltenë e hapur.

“Ti je ai që më plotëson”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive, e që janë vargje nga kënga e saj më e fundit “Mos shko” me Yll Limanin.

dafina.zeqiri 1336726532282885486902731211218169909241137n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

dafina.zeqiri 1329746081258518793459611081536475358184577n

Dafina Zeqiri përndryshe ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, pjesa dërrmuese e të cilave janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/