LAJMI I FUNDIT:

Therje me thikë në Podujevë

Therje me thikë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë dje në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas Policisë ankuesi ka informuar se pesë të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një thikë.


Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.