Otto von Bismarck (1815-1898), ishte burrështetas prusian dhe kryeministri i parë i Perandorisë Gjermane. Është një nga më meritorët e bashkimit të shteteve gjermane, zhvillimit të hovshëm ekonomik të Gjermanisë një nga mjeshtrit më të mëdhenj të diplomacisë. Ndryshe njihet si Kancelari i Çeliktë. Nga disa cilësohet si gjeni i politikës e nga të tjerët si demon i pushtetit. Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet e tij.
• Politika nuk është shkencë ekzakte!
• Politika është arti i të mundshmes!
• Politika shkatërron karakterin!
• Çështja e madhe e ditës nuk do të zgjidhet me mjetet e të folurit dhe vendimet e shumicës, por me hekur e gjake!
• Njerëzit kurrë nuk rrejnë më shumë se pas gjuetisë, gjatë luftës apo para zgjedhjeve!
• Gjëja kryesore është të bësh historinë e jo ta shkruash!
• Secili që ka parë shikimin e zbehur të ushtarit që vdes në fushëbetejë, do të mendojë shumë para se të nisë një luftë!
• Kurrë mos beso gjë në politikë derisa nuk mohohet zyrtarisht!
• Bëhu i sjellshëm; shkruaj në mënyrë diplomatike; edhe në shpalljen e luftës dikush analizon rregullat e mirësjelljes!
• Me xhentëlmenin jam përherë xhentëlmen e gjysmë, e me një mashtrues tentoj të jem mashtrues e gjysmë!
• Kur dëshiron ta mashtrosh botën, thuaje të vërtetën!
• Të gjitha marrëveshjet me shtetet e mëdha pushojnë të jenë të detyrueshme kur vinë në konflikt me luftën për ekzistencë!
• Kur një burrë thotë se pranon diçka në parim, kjo do të thotë se nuk e ka as më të paktin synim për ta zbatuar atë në praktikë!
• Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
• Gazetari është personi që ka gabuar profesionin!
• Dashuria është e verbër, miqësia mundohet të mos shohë asgjë!
• Kushdo që flet për Evropën e ka gabim: është shprehje gjeografike!
• Oportunist është një njeri që kap rastin më të favorshëm për të arritur gjënë e nevojshme e të leverdishme. Kjo është edhe detyra e diplomacisë!
• Sa më të fortë të jemi, aq më larg është lufta.
• Ligjet janë si salsiçet, është më mirë të mos i shohësh tek bëhen! /Telegrafi/