Britanikët kanë siguruar kreun e top listës gjatë të dielës me albumin e fundit “Invaders Must Die”, që ka shitur afro 100 mijë ekzemplarë që nga lëshimi, një javë më parë, duke bërë edhe shitjen më të shpejt në vitin 2009.

Albumi i Kings Of Leon, “Only By The Night” dhe ai i Lily Allen, “It's Not Me, It's You”, kanë mbajtur pozitat dy dhe tre.

Albumet tjera të cilat mbyllin top pesëshin janë “Rockferry” i këngëtares Duffy dhe ai i Lady GaGa, “The Fame”.