Thaçi: Me zgjedhjen e Talat Xhaferit mendoj se është vetëm fillimi i zgjidhjes së krizës
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ‘Nacional’ ka folur për krizën politike në Maqedoni si dhe ka theksuar se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryekuvendar ka thënë se ky është vetëm fillimi i zgjidhjes së krizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nacional”: Aktualisht problemi më i madh dhe burimi më i madh i destabilizimit në regjion është Maqedonia. Pasi kryetari Ivanov ka refuzuar t’i japë mandatin udhëheqësit të socialistëve Zaev, keni deklaruar se Shqiptarët në Maqedoni do të duhej ta marrin fatin e tyre në duart e veta. Si e shpjegoni këtë?
Thaçi: Kjo edhe ka ndodhur. Pas të gjitha ngjarjeve, u zgjodh kryetari i Parlamentit Talat Xaferi, i cili është Shqiptarë. Por, para se gjithash dua të theksoj se unë besoj që Maqedonia është shtet multietnik dhe evropian, ku askush nuk mundet të diskriminoj komunitetin shqiptar. Ata kanë liderët e tyre politik të cilët veprojnë në përputhje me ligjet e Maqedonisë. Sa për të bërë një krahasim – serbët në Kosovë, të cilët janë vetëm 3%, kanë më shumë të drejt në Kosovë se që kanë shqiptarët në Maqedoni, të cilët janë rreth 30%. Unë krenohem me të drejtat të cilat i gëzojnë pjesëtarët e komunitetit serbë në Kosovë. Ne jetojmë në shekullin 21, në kohën e demokracisë dhe është e papranueshme të ekzistoj një politik e tillë diskriminuese çfarë ekziston kundër komunitetit shqiptar në Maqedoni. Nuk jam zëdhënës i shqiptarëve në regjion, por jam krenar që shqiptarët kanë luajtur një rolà « konstruktiv në Maqedoni, duke e ruajtur stabilitetin dhe frymën evropiane të shtetit multietnik.
“Nacional”: Pas përleshjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i sapozgjedhur Talat Xhaferi mori detyrën, ndërsa bashkëbiseduesi i parë i tij ishte Shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. A mendoni se ky është fundi i krizës, apo kryeministri i deritanishëm Gruevski dhe partia e tij do të vazhdojnë të pengojnë formimin e qeverisë së sapozgjedhur?
Thaçi: Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i zgjidhjes së krizës. Kosova përndryshe ka marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë. Unë mendoj se kriza e atjeshme është politike, e jo etnike. Më shumë se 30% e qytetarëve janë të përkatësisë shqiptare. Shumica e tyre shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Pas së gjithash, zgjedhja e Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë është plotësisht legjitime. Burimi i asaj krize politike është në Shkup, dhe jo në Kosovë apo diku jashtë Maqedonisë, sikurse që edhe zgjidhja është në Shkup. Nënvizoj se në atë situatë nuk ka ndikuar askush nga jashtë. Ne ofrojmë mbështetje të plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe gjithmonë do të punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti