Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media ka bërë të ditur se në dialogun me Serbinë do ta paraqesë kërkesën dhe të drejtën e qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.
Thaçi tha se i siguron qytetarët e Luginës së Preshevës se deri në fund do të bëjë përpjekje që vullneti i tyre të realizohet për bashkim me Kosovën.
“Vetëm duke debatuar hapur dhe analizuar me kujdes të gjitha opsionet e mundshme, duke diskutuar edhe për tema e opsione që deri më tani janë konsideruar tabu, bashkërisht ndoshta do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje që patjetër duhet të jetë në përputhje me interesat shtetërore”, tha Thaçi.
“Shteti i Kosovës nuk guxon t’i mbyll sytë dhe ta injorojë një mundësi të tillë historike dhe të papërsëritshme. T’i themi po kërkesës për bashkim të Luginës me Kosovën… Nuk mund të jem më i qartë se kaq dhe kjo mundësi nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”, tha presidenti, raporton Telegrafi.
Ai tha se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk hap kutinë e Pandorës dhe as nuk ka efekt domino.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e gatshme për demarkimin me Serbinë.
“Kosova duhet të jetë e gatshme për demarkimin me Serbinë, pra do të jetë 400 km për korrigjim mes Kosovës dhe Serbisë, pres mbështetje edhe nga NATO në këtë drejtim, duhet të jemi të qartë për kërkesën e përfaqësueseve të Luginës se Preshevës për bashkim, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe nuk duhet të injorohet një mundësi e papërsëritshme duhet t’i themi pokësaj kërkese racionale, kjo mundësi vjen vetëm një herë, dhe nuk duhet të humbet sepse më vonë do të derdhim lot krokodili”, tha ai.
Presidenti tha se edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet të mësohet ta dëgjojë kërkesën legjitime të qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.
Sipas tij, korrigjimi i kufirit po ashtu nuk nënkupton bashkëngjitje me ndonjë shtet tjetër.
“Rasti i korrigjimit të kufirit me Serbinë nuk paraqet precedent. Kemi dhjetëra raste në botë të korrigjimit të kufirit në mënyrë paqësore”, tha ai duke përmendur rastin Holandë-Belgjikë.
Presidenti i vendit, tha se nuk po arrin ta kuptojë hezitimin e partive politike në Kosovë për t’iu bashkuar kësaj nisme për të përmirësuar sadopak gabimet historike ndaj Luginës.
I pyetur rreth mundësisë së shpalljes së autonomisë nga serbët në veri, Thaçi tha se nuk do të ketë kurrfarë autonomie, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim territoresh por sipas tij do të ketë vetëm korrigjim kufijsh.
Por, sipas tij, korrigjimin e kufijve ka pak gjasa që ta pranojë pala serbe.
Megjithatë, presidenti Thaçi tha se duhet bërë përpjekje maksimale që të shfrytëzohet mundësia për një marrëveshje historike përfundimtare ndërmjet dy shteteve.
“Dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor- arritjen e një marrëveshje ndërshtetërore për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke”, tha ai.
Ai tha se ende beson te mençuria dhe guximi i liderëve të partive parlamentare, pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të jetë e përfshirë në këtë dialog dhe në mënyrë konstruktive.
“Nëse për çfarëdo arsye tërhiqemi nga dialogu ose refuzojmë do të ballafaqohemi me pasoja serioze në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, tha ai, duke kërkuar unitetin e partive politike lidhur me dialogun me Serbinë.
Më tej, presidenti i vendit tha se lidhur me këto çështje, pret mbështetje dhe këshilla edhe nga NATO.
Ai tha se krejt në fund të procesit i mbetet Kuvendit të Kosovës t’i thotë po ose jo Marrëveshjes ndërmjet Kosovës-Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar