Pas ngritjes së flamurit të Kosovës në oborrin e Kuvendit, liderët shtetëror bënë homazhe te shtatorja e Presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidenti i Kosovës, Hashimj Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj para shtatores vendosën edhe kurora lulesh, raporton Telegrafi.


Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se Rugova do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë.

"Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran", ka shkruar Haradinaj.

Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën edhe te memoriali për të Pagjeturit në sheshin "Skënderbeu". /Telegrafi/

hashim thaci 1

haa 1