LAJMI I FUNDIT:

Thaçi autorizon ministrin e Financave, Besnik Bislimin për lidhjen e dy marrëveshjeve të reja me BE-në

Thaçi autorizon ministrin e Financave, Besnik Bislimin për lidhjen e dy marrëveshjeve të reja me BE-në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka autorizuar Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e parë është për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020”, kurse e dyta për pjesëmarrje në programin e BE-së “Fiscalis 2020”, shkruan Telegrafi.

Në dy këto autorizime, ministri Bislimi autorizohet nga presidenti Thaçi, t’i kryejë veprimet e ndërlidhura për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Këto autorizime janë bërë në përputhje me funksionin kushtetues të presidentit Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme, në mbështetje të nenit 84 të Kushtetutës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 7 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht vendimet nr. 02/04 dhe 03/04 të datës 28 shkurt 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori