Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Zemër Luana”.
Në bazë të disa lojërave që u zhvilluan, ai ‘thumboi’ një pjesë të madhe të estradës – e më së shumti reperët.
Teksa për Noizyn tha se është njëri nga artistët që kopjon shumë, për Don Xhonin theksoi se duhet të largohet nga muzika rap.
E duket se këto përgjigje të Kastriot Rexhës (emri i vërtetë) u bënë vetëm për pikë.
Kjo pasi pas këtyre deklaratave, ai është takuar dhe ka postuar në InstaStory një fotografi me reperin nga Drenica.
“Asgjë vetëm dashuri dhe respekt Boki”, ka shkruar Majk për Don Xhonin.
Duket se artistët ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, pavarësisht ‘kunjave’ që hedhin ndonjëherë.
Don Xhoni këtë kohë ka qenë duke punuar në një ‘EP’, i cili pritet të lansohet nesër (15 dhjetor). /Telegrafi/