Tetovë, një polic kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij
Një pjesëtar i policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri në dorën e majtë, pasi një koleg i tij ka shtënë një plumb.
Sipas të dhënave të policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Stacionin për mbikëqyrje kufitare - Rogaçevë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, me ç'rast është njoftuar edhe Prokurori publik lidhur me ngjarjen, ndërsa është kyçur edhe Njësiti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale, dhe standarde profesionale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































