Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se “do të urdhërojë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga zona me rrezik të lartë”.
Kjo i shërben mbrojtjes së të gjithë qytetarëve.
“Ne duhet të parandalojmë që udhëtarë që kthehen nga zona me rrezik të infektojnë pa u vënë re të tjerë dhe të shkaktojnë kështu zinxhirë të rinj infektimi”, tha politikani i CDU-së.
Testet për udhëtarët do të jenë falas. Testimet e detyrueshme pritet të hyjnë në fuqi javën e ardhshme. Personat testi i të cilëve rezulton pozitiv, duhet të qëndrojnë për dy javë në karantinë.
Spahn njoftoi se testimi me detyrim bazohet në Ligjin për Mbrojtjen ndaj Infeksioneve dhe sipas konstatimit nga ana e Bundestagut në rastin e coronavirusit kemi një situatë epidemike që ka përfshirë gjithë vendin.
Për këtë shkak Ministria Federale e Shëndetësisë do t’i detyrojë udhëtarët që vijnë në Gjermani dhe që kanë qenë të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar infektimi që t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.
Pas heqjes së masave kufizuese, miliona gjermanë janë nisur sërish për pushime brenda dhe jashtë vendit.
Vendet e rrezikshme
Lista me vendet që konsiderohen si zona me rrezik të shtuar infeksioni përcaktohet nga qeveria federale gjermane dhe Instituti gjerman për Sëmundjet Infektive “Robert Koch” (RKI).
Sipas ministrit federal të Shëndetësisë, ndër këto vende bëjnë pjesë Turqia apo vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kriter qendror për këtë klasifikim është numri i të infektuarve rishtas gjatë shtatë ditëve të kaluara për 100.000 banorë.
Si të rrezikshme konsiderohen ato shtete ose rajone në të cilat gjatë shtatë ditëve të kaluara ka pasur më shumë se 50 vetë të infektuar rishtas për 100,000 banorë.
Udhëtarët që vijnë nga vende që konsiderohen të parrezikshme mund të testohen vullnetarisht brenda 72 orëve – por jo në aeroport, por në klinika mjekësore ose tek Drejtoritë e Shëndetit Publik.
Edhe këto testime do të jenë falas.
Mungesë imuniteti edhe pas infektimit me COVID-19
Frika prej infektimeve të reja me COVID-19 është shtuar edhe sepse ndërkohë, u bë e njohur se pacienti i parë gjerman që u infektua me COVID-19, e humbi imunitetin ndaj virusit.
Pra rreth tre muaj pas infektimit, ai nuk kishte më antitrupa mbrojtës që mund ta mbrojnë nga një riinfektim.
“Që nga muaji prill, pacienti nuk ka më antitrupa neutralizues ndaj COVID-19”, thanë mjekët.
Gjithsesi ai nuk ka pasur deri tani pasoja në mushkëri prej infektimit me COVID-19, thanë mjekët.
/DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet “të arrijë pavarësinë” nga SHBA

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Astronomët zbulojnë “çelësin” që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri