LAJMI I FUNDIT:

Të varur nga telefonat e mençur?

Të varur nga telefonat e mençur?

Një hulumtim i ri në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ky vend është i varur nga telefonat e mençur.

Shërbimet mobile të të dhënave janë rritur për 40 herë, për një periudhë jo më shumë se tri-vjeçare.

Tani, pothuajse një çerek i personave të moshuar dhe afro gjysma e tinejxherëve në këtë vend, posedojnë një telefon të mençur mobil.

Më poshtë janë disa të dhëna më të detajuara, të cilat flasin për varësinë e krijuar nga telefonat e mençur mobil:


  1. 37% e të rriturve dhe 60% e tinejxherëve deklarojnë se janë të varur nga telefonat e mençur mobil
  2. 81% e përdoruesve të këtyre telefonave bëjnë thirrje çdo ditë
  3. 23% e tinejxherëve thonë se shikojnë më pak TV, ndërsa 15% e tyre pranojnë se lexojnë më pak libra pikërisht për shkak të përdorimit të madh të telefonave të mençur mobil