LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë marrin shumë pak kalcium

Të rinjtë marrin shumë pak kalcium

Po thuajse gjysma e vajzave dhe një të tretat e djelmoshave rreth Evropës, nuk marrën sasi të mjaftueshme të kalciumit, kanë bërë të ditur studimet më të reja në Gjermani.

Arsyeja për këtë është se ose janë në dietë ose në mënyrë të pavëmendshme iu shmangen produkteve ushqimore të pasura me kalcium, siç është qumështi.

Kalciumi është përbërës i rëndësishëm i eshtrave dhe derisa të rinjtë rriten edhe më tej, kanë nevojë më të madhe për kalcium. Doza ditore e tij është 1 200 miligramë, ndërsa sipas studimeve të fundit, në Gjermani vetëm 56% e vajzave dhe 75% e djelmoshave të moshës 15 deri në 19 vjeçare, e marrën këtë sasi. Por rastet e tilla janë jo vetëm në këtë vend.

Mungesa e kalciumit, që për një kohë të gjatë është e pavërejtur, mes tjerash mund të çojë edhe në osteoporozë kur personat të arrijnë moshën e shtyrë. Për të parandaluar këtë, këshillohet të përdoren produktet ku kalciumi është në sasi të mjaftueshme, si qumësht, djathë, kos, sojë, zarzavate, peshq.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori