Të moshuarit kritikojnë Qeverinë për vaksinat: Po ndihemi të rrezikuar

Kontingjenti i parë i vaksinave prej 24 mijë dozave tanimë është shpenzuar. Personeli shëndetësor, të moshuarit mbi moshën 75 vjeçare dhe të sëmurit kronikë patën fatin të vaksinohen, por shumë të moshuar që nuk patën fatin e njëjtë kërkojnë nga Qeveria Kurti që sa më shpejt të sigurojë vaksinat e radhës.
Adem Aliu, një i moshuar mbi 70 vjeçar nga Prishtina thotë se ndjehet i rrezikuar nga Covid-19, andaj kërkon nga Qeveria që të ketë prioritet sigurimin e vaksinave.
Ai kritikon Qeverinë që ndau milionat për kompani që nuk patën humbje gjatë pandemisë, duke thënë se më e nevojshme do të kishte qenë vaksinimi i popullatës.
“Tash krejt popullsia e botës janë të rrezikuar sikur edhe ne. Por tash mosha e vjetër është pak më e rrezikuar, tash me të vërtetë kemi nevojë ndoshta edhe për siguri edhe për veti edhe për mos me përhap në familje e në rreth sëmundje. Kemi nevojë për me u vaksinua edhe kem dëshirë me u vaksinua… Sipërmarrjet e mëdha ushqimore nuk kanë pasur kurgjo humbje për këtë sëmundje iu kanë dhënë miliona euro, ma mirë ka qenë me i sigurua vaksinat se me ju dhanë atyre që nuk kanë pas asnjë humbje”, thotë ai.
Edhe Ukë Osmanaj, 68 vjeçar thotë se do të dëshironte të vaksinohej, në mënyrë që të mbrojë veten, por edhe familjarët.
Ai pret nga Qeveria që sa më parë të sigurojnë vaksinat e radhës.
“Gjithsesi kisha pas dëshirë me u vaksinua, besoj që jo vetëm unë por të gjithë të moshuarit por pa përjashtim edhe popullata duhet të vaksinohet edhe pres nga Qeveria. Për fat të keq deri më tash numri është shumë i vogël i vaksinave por shpresojmë që në ndërkohë do të vijnë vaksinat”, tha ai
Por Bexhet Reka, 71 vjeçar për t’u vaksinuar prioritet i sheh personelin shëndetësor, punëtorët e arsimit, policinë dhe ushtrinë.
“Unë vërtet kam qejf por edhe besoj që kjo qeveri detyrë parësore e ka furnizimin me vaksina. Ata po i premtojnë duhet t’i kërkojmë prej tyre, nëse premton diçka duhet të zbatohet ai premtim, detyra e këtyre është me u krye ky vaksinim si në popujt e tjerë…6:00 Kush është prioritet më së shumti ai le te merrë… ata që janë në ballë të frontit, arsimi, shëndetësia e policia, ushtria e tani me ardh tjera kategori”, tha ai.
Gjithashtu edhe i moshuari tjetër, Ismail Hamiti thotë se me prioritet duhet të vaksinohen personeli shëndetësor dhe policia, e pastaj personat e moshuar.
“Për njëherë mundësitë janë të kufizuara që të bëhet diçka në atë aspektin se a duhet të bëhemi të gjithë sepse janë disa kategori të cilat duhet të kenë një prioritet, p.sh shëndetësia që punojnë aty janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti mandej edhe policia… ata duhet të vaksinohen mandej do mosha kështu të shtyra siç jemi ne”, tha ai
Deri më tani me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24.000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri