Shumë evropianë po vuajnë ende pasojat e mbylljes së parë. Ndërsa tani po flitet për një “mbyllje” të dytë. Si të evitohet kjo?
“Katastrofale”, “e tmerrshme”, “e papërballueshme”. Këto janë vetëm disa nga fjalët e krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojat e mundshme të një mbyllje të dytë (Lockdown), si pasojë e shtimit të infektimeve me coronavirus.
Për t’u përballur më mirë me virusin, në pranverë e gjithë Evropa ishte mbyllur.
Situata gjatë muajve të verës ishte më e relaksuar dhe jeta është normalizuar pothuajse gjithandej. Por prej javësh po shtohet sërish numri i infektimeve në të gjitha vendet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se në Evropë çdo ditë kemi nga 40.000 – 50.000 raste të reja infektimesh.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e testimeve në të gjitha vendet.
“Shifrat në shtator duhet të shërbejnë si sinjal alarmi për të gjithë ne”, tha drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge.
Numri i infektimeve ndërkohë ka kaluar shifrat edhe nga piku i infektimeve në fazën e parë në pranverë të këtij viti.
Kufizimet rajonale
Me rritjen e shifrave të infektimeve po shtohen edhe shqetësimet për një “mbyllje” të dytë.
Pasojat më të rënda ekonomike nga mbyllja në pranverë kanë përjetuar Spanja dhe Franca, e pikërisht në këto vende po shtohet më së shumti numri i infektimeve së fundi.
Franca megjithatë do të evitojë futjen e masave kufizuese në gjithë vendin, aq sa është e mundur.
Autoritetet kanë vendosur që të fusin masa kufizuese në qytetet e prekura: Paris, Marseille, Bordeaux, Nizza dhe Toulouse. Atje ndalohet tubimi i shumë njerëzve me një vend, janë futur masa kufizuese në bare dhe ndalohen vizitat në orarë të caktuara në shtëpitë e të moshuarve. Në Paris dhe rajone të tjera duhet të barten parimisht maskat me të dalur nga shtëpia.
Këtë të hënë janë futur masa kufizuese më të rrepta edhe në Madrid të Spanjës.
Në gjashtë pjesë të qytetit dhe shtatë komuna njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për nevojat më të rëndësishme – shkuarje në punë, vizitë te mjeku, shkuarje në shkolla apo në rast termini tek autoritetet juridike.
Masa të ngjashme kufizuese do të futen edhe në pjesë të tjera të vendit, si në Mallorca për shembull.
Të prekura janë të gjitha rajonet ku numri i infektimeve është më i madh se 1000 në 100.000, në një periudhë kohore prej 14 ditësh.
Sa për krahasim, në Gjermani aktualisht ka mesatarisht rreth 13 persona të infektuar në 100.000 brenda një jave.
Ndërsa masat futen nëse në një vend ka më shumë se 50 në 100.000, në një periudhë kohore njëjavore.
“Një Lockdown të plotë duan ta evitojnë të gjithë, sepse kjo do të kishte pasoja katastrofale për ekonominë tonë”, thonë krerët e Madridit. “Shpresojmë se me futjen e rregullave në rajone të caktuara do të këndellemi më shpejt dhe gjendja do të përmirësohet.”
Pasojat e një mbyllje tjetër do të jenë tepër të rënda jo vetëm për vendet jugore të Evropës.
Edhe Gjermania ka frikë se një Lockdown tjetër do të shkaktonte një valë të tërë falimentimesh.
“Një e pesta e sipërmarrjeve është e rrezikuar nga falimentimi”, thotë kryetari i organizatës së sipërmarrjeve të mesme Mario Ohoven. Një mbyllje e re do të shënonte fundin e shumë sipërmarrjeve të mesme.
Numri i infektimeve po rritet edhe në Gjermani, por aktualisht nuk duket në horizont një Lockdown në të gjithë vendin.
“Tani në vjeshtë të gjithë duhet të tregojmë – përgjegjësi, përgjegjësi, përgjegjësi”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në fillimt të shtatorit. “Nëse tregojmë përgjegjësi, atëherë nuk kemi nevojë të flasim për Lockdown. Por tek shpërthimet lokale duhet të jemi konsekuent”.
As Ministria e Financave nuk llogarit me një mbyllje të dytë.
Në projektbuxhetin për vitin 2021 parashikohet marrja e borxheve në vlerë prej 96 miliardë Euro për luftimin e krizës së coronavirusit. Por në asnjë plan të autoriteteve nuk flitet për një Lockdown të dytë në Gjermani. Në Ministri thonë se ata nuk planifikojnë me një gjë të tillë.
Britania e Madhe përgatitet për një Lockdown të dytë
Ndryshe qëndron puna në Britani të Madhe.
Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock i tha BBC-së para pak ditësh: “Ne duam të evitojmë një Lockdown komplet, por jemi të përgatitur edhe për këtë skenar”.
Mbretëria e Bashkuar është me 42.000 të vdekur nga Covid-19, vendi më i prekur në Evropë.
Prej ditësh numri i infektimeve po shtohet atje. Edhe numri i pacientëve në spitale po rritet. Ndaj para një jave në spitale janë futur masa të rrepta kufizuese.
Edhe këtu, sikur në mbarë Evropën, autoritetet po përpiqen që me krizën të përballen vetëm me kufizime në rajone të caktuara.
Masa kufizuese janë futur në Birmingham, Glasgow dhe disa rajone të tjera.
Shkencëtarët rekomandojnë Lockdown dyjavor
Studiuesit e njohur britanikë nga “Scientific Advisory Group for Emergencies” i kanë rekomanduar qeverisë britanike një Lockdown dyjavor në kohën e pushimeve të vjeshtës, në tetor.
“Shkollat duhet të mbyllen një javë, e nëse shtohet edhe një javë tjetër, kjo do të kishte vetëm pasoja të kufizuara në shkollim”, thotë një studiues për “Finanical Times”.
Një Lockdown tjetër askush nuk e do në Evropë. Autoritetet rekomandojnë një vetdisiplinë të qytetarëve.
“Kombi gjendet para një kthese, zgjedhja është e jona”, tha ministri i Shëndetësisë Hancock, për televizionin Sky News, të dielën. “Qytetarët mund të zgjedhin: t’i respektojnë rregullat…ose do të ketë masa të tjera”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri