Flakini tutje të gjitha pajisjet e palestrës dhe harroni çdo teknikë të mësuar deri tani, pasi ky trend i fitnesit, është gjithçka që duhet të dini
Ushtrimi, që vendos në punë pjesën më të madhe të muskujve të trupit, synon të ndryshojë regjimin e deritanishëm fizik të mbajtur nga njerëzit.
Sipas raporteve të nxjerra nga Balance Festival, një organizatë e fokusuar në fitnes, ushtrimi këmbadoras është efektiv sepse përdor të gjithë peshën trupore.
Për këtë arsye, nuk nevojitet asnjë pajisje tjetër për të përformuar në maksimumin e fuqisë.
“Është pak a shumë e njëjta gjë si ushtrimi i pompave apo pllakave, por më interesant dhe përfshirës. Deri tani kemi vënë re një interesim masiv dhe rritje të popullaritetit”, tha Ashley Hunt, përfaqësuese e Balance Festival.
Shihni në pamjet e mëposhtme filmike ushtrimin e performuar nga një trajner profesionist.
/Telegrafi/